Protesta e shoferëve të furgonave, Berisha: Qeveria po organizon antimitingje.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë Rama-Meta se po tenton të vendosë në jetë planin për vendosjen e monopoleve të saj lidhur me transportin urban.
Berisha tha se këtë qeveria tenton ta realizojë përmes antimitingjeve të shofereve te autobusave.
Berisha thekson se për këtë qëllim numri i autobuzave interurbanë, qe dy jave me pare sipas qeverise ishte gjithsej 470, pardje dhe dje Rama nepermjet zedheneseve tij e rriti me 12 here dhe deklaroi se jane 5700 autobuza, te cileve furgonat iu cenojne interesat ndaj dhe keta do protestojne.
“Te dashur miq, qeveria Rama – Meta, e vendosur te bllokoje furgonat vetem per te vendosur monopolet e veta dhe rishitur me rryshfet licensat e ligjshme qe do te anulloje, ka zgjedhur te mbrohet me antimitingje te shofereve te autobuzave, si ai qe organizoi dy dite me pare ne Tirane.Per kete qellim numri i autobuzave interurban, qe dy jave me pare sipas qeverise ishte gjithesej 470 autobuza, pardje dhe dje Rama nepermjet zedheneseve tij e rriti me 12 here dhe deklaroi se jane 5700 autobuza, te cileve furgonat iu cenojne interesat ndaj dhe keta do protestojne.E verteta eshte se 8 vite me rradhe asnje shoqeri e autobuzave nuk ka paraqitur qofte dhe nje ankese te vetme per furgonat interurban. Por qeveria Rama-Meta kane zgjedhur antimitingjet njelloj si Ramiz Alia per te firmosur fundin e vet te shpejt. Ne vitin 1991 regjimi hoxhist i Ramiz Alise, per ti dhene vetes zemer organizonte me vullnetare te Enverit antimitingje kundra nesh, por iku brenda vitit.Te dashur miq, mbeshtetje te plote protestes per buken e gojes te shofereve te furgonave!”shkruan Berisha në FB.
Ditën e sotme, kryetari i Sindikatave të Pavarura Gëzim Kalaja lajmëroi sot se protestat e furgonave do të vazhdojnë dhe ditën e enjte do të zhvendosen në Parlament.
Sipas Kalasë, ajo çka protestuesit dhe sindikata kërkojnë, është një tryezë bisedimi mes tyre dhe Kryeministrit Rama e Ministrit të Transporteve Haxhinasto.Sipas Kalajës në seancën e ardhshme plenare parlamenti duhet të bisedojë për legjislaturën për transportin.
Sipas kryesindikalistit protestat nuk janë një lëvizje politike por një protestë e 20.000 mijë njerëzve që kërkojnë të punojnë dhe të jetojnë.
Comments
Qeveri duhet te bllokoje cdo
<p>Qeveri duhet te bllokoje cdo lloj furgoni qe nuk ka license, ashu si dhe cdo lloj tjeter aktiviteti pa license. Persa i perket furgonave me license, duhet te jape nje tolerance kohe per tu pershtatur legjislacionit te ri.</p><p>Per sa i perket akuzave te Berishes, nuk do diskutoj idete e ketij idioti patholog. Asnje vend i botes nuk ka si baze transporti public furgonat dhe kjo vlen edhe per Shqiperine.</p>
Add new comment