Arkiv-Lajme të përditësuara

Obama: Do ta bëjmë Rusinë të vuajë, të tërhiqet sa s`është vonë.

Postuar në 06 Mars, 2014 15:33

Presidenti amerikan Barack Obama, në një deklaratë ditën e sotme, ka thënë se Rusia do të përballet me sanksione të ashpra të cilat do t’i kushtojnë shumë.
Obama i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të tërhiqet nga Ukraina dhe të mos e përshkallëzojë krizën më tej.
Presidenti Barak Obama tha se një referendum që do të vendoste nëse rajoni ukrainas i Krimesë do të ndahej dhe do të bëhej pjesë e Rusisë, do të ishte shkelje e së drejtës ndërkombëtare.

Prefektura i përgjigjet Bashkisë Tiranë: Qytetarët nuk po shpronësohen.

Postuar në 06 Mars, 2014 15:31

Referuar ankesave të qytetarëve të Tiranës, pronat e të cilëve preken nga ndërtimi i Bulevardit të Ri, Prefektura e Tiranës bën me dije se për një periudhë disa mujore, ajo ka marrë me qindra ankesa apo dhe ka zhvilluar takime të drejtëpërdrejta me ta, për shqetësimin lidhur me shpronësimet.

Ky problem, i cili mund të marrë përmasat e një konflikti social ngrihet në bazë të shqetësimit të pronarëve ndaj Bashkisë së Tiranës se shpronësimet nuk po realizohen në përputhje dhe sipas afateve të përcaktuara në legjislacionin përkatës.

Armend Dallku largohet nga kombëtarja shqiptare e futbollit.

Postuar në 06 Mars, 2014 14:00

Mbrojtesi Armend Dallku është larguar nga Kombëtarja shqiptare e futbollit per shkak te daljes ne pension. Futbollisti ka deklaruar se do të vazhdojë karrierën vetëm me klubin ukrainas Vorskla Poltava.
Dallku ka luajtur 64 ndeshje me fanellën e Kombëtares, ku ka shënuar vetëm një gol, në fitoren 3-0 ndaj Maltës në 9 tetor të vitit 2008.
Largimi I Dallkut nga kombëtarja është konfirmuar edhe nga kreu I Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Vrau djalin e nusen ne Elbasan, 25 vjet burg babait.

Postuar në 06 Mars, 2014 12:13

Gjykata e Elbasanit vendosi masën e dënimit 25 vjet burg për Engjëll Ucajn, të akuzuar se ka vrarë djalin dhe nusen e tij italiane.
Sipas prokurorisë, 65 vjeçari akuzohet për vrasjen e djalit të tij Sokol Ucajn dhe të fejuares italiane Xhulia Baldasari.
Autori ka pranuar krimin dhe ka thënë se ka kryer krimin në rrethana të rënda psikike. Edhe në seancat e mëparshme ai ka shprehur pendesë për atë që ka bërë, ndonëse dhunohej sistematikisht nga djali i tij.

Skandal me tokat në bregdetin e Lezhës, nën akuzë kreu i komunës me 7 zyrtarë.

Postuar në 06 Mars, 2014 11:24

Pesë zyrtarë lokalë, në Shëngjin të Lezhës, përfshirë edhe kryetarin e Komuës, si edhe tre topografë janë marrë nën akuzë nga Prokuroria e këtij qyteti, të akuzuar për fallsifikim dokumentash dhe shpërdorim detyre.
Ata akuzohen se kanë fallsifikuar dokumentat, duke shndërruar tokën kënetore ne zonen turistike te Kunes, ne Shengjin, në tokë bujqësore dhe ua kanë shpërndarë disa banorëve, (ne dokumenta kane shenuar se keto prona u jane kthyer vite me pare, por realisht dokumentat jane bere tani, pasi ne ate zone nuk ka pasur asnjehere toke bujqesore).

Shoqërohen në polici kreu dhe sekretari i PD në Ersekë.

Postuar në 06 Mars, 2014 10:02

Shoqërohen në polici Kreu i Partisë Demokratike të Ersekës, sëbashku me sekretarin e tij. Viktor Duro sqaron se policia i kishte ndaluar teksa udhëtonin me makinë, për shkak se nuk kishin ndezur dritat e mjetit.

Mes policisë dhe kreut të Bashkisë së Ersekës mësohet të ketë pasur mosmarrëveshje në momentin e ndalimit. Sipas Duros policia i ka ofenduar.

Ngjarja përfundoi me shoqërimin e Duros dhe sekretarit të tij në polici.

Gjykata e Apelit i rihap rrugë proçesit ndaj Fatmir Limajt.

Postuar në 06 Mars, 2014 10:00

Një trup gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë ndërkombëtar dhe një vendo,r ka vendosur të mërkurën për pranueshmërinë apo jo të provave në rastin që njihet si “MTPT1”, e ku në mesin e të akuzuarve është ish-ministri i transportit Fatmir Limaj.

Zaganjori thërret mbledhjen e Konferencës Gjyqësore.

Postuar në 06 Mars, 2014 08:18

Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Xhezair Zaganjori, me cilësinë e Kryetarit të Konferencës Gjyqësore Kombëtare (K.GJ.K.) dhe në mbështetje të Ligjit nr.77 datë 26.07.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Konferencës Gjyqësore Kombëtare”, neni 13/b, vendosi të thërrasë mbledhjen vjetore të Konferencës Gjyqësore Kombëtare, e cila do të organizohet në Tiranë në datën 18.04.2014.

Në këtë konferencë do të diskutohen çështje të cilat kanë prioritet dhe interes të veçantë për pushtetin  gjyqësor.

Rama-Fyle:Plotësimi i 5 prioriteteve, shtysë e fortë në këtë fazë të integrimit.

Postuar në 06 Mars, 2014 08:09

Kryeministri Edi Rama tha të enjten se plotësimi i pesë prioriteteve kyçe të vendosura nga Komisioni Europian mbetet objektivi kryesor i qeverisë shqiptare në këtë fazë të procesit të integrimit.

Amnistia, gratë e dënuara në fokus të pr/ligjit.

Postuar në 06 Mars, 2014 08:08

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Bledar Skënderi garantoi sot se gratë dhe vajzat e burgosura do jenë në fokus të Pr/ligjit të amnistisë.

I pranishëm në një aktivitet të organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, me rastin e festës së 8-të marsit, në Institucionin e Ekzekutimit Penal “Ali Demi”, Skënderi vlerësoi si të rëndësishëm rolin e zonjave  në shoqëri. “Dënimi me burg i një vajze apo nëne është shumë e rëndë, jo vetëm për të e familjen e saj, por edhe për shoqërinë në tërësi.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara