Arkiv-Lajme të përditësuara
Homazhet për Ferdinand Ponin, Berisha: Humbëm zërin e fuqishëm të PD.
Diten e sotme ne hollin e Teatrit Kombëtar në kryeqytet u zhvilluan homazhe në nder të ish-zv/ministrit të Brendshëm, Ferdinand Poni, i cili u nda nga jeta një ditë më parë si pasojë e një infarkti në zemër. Të afërm, miq, kolegë e qytetarë të Tiranës nderojnë me pikëllim zv/ministrin e Brendshëm.
Zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike, të kryesuar nga ish-kryeministri Sali Berisha vendosën kurora me lule dhe u përkulën përpara arkivolit me trupin e pajetë të Ferdinand Ponit.
Itali, shqiptarja: I vrava tri vajzat se i priste një e ardhme e dëshpëruar.
“I vrava unë për të shmangur të ardhmen e dëshpëruar që i priste përpara”. Kështu u tha karabinierëve 38-vjeçarja shqiptare Edlira Dobrushi, e cila vrau mëngjesin e sotëm me thikën e kuzhinës tre vajzat e saj të mitura: Sidnin 3 vjeç, Kesin 10-vjeçare dhe vajzën më të madhe Simonën, vetëm 13 vjeç.
Vrasja e tre fëmijëve në Itali, dyshohet nëna, në kërkim babai .
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare ku nëna dyshohet të ketë vrarë me thikë tre vajzat e saj, përkatësisht 13, 10 dhe 3 vjec të cilat janë gjetur të pajeta në Lecco, rajoni i Chiuso në Itali.
Sipas mediave italiane, dyshohet se tre vajzat janë vrarë nga e ëma 37 vjecare e cila ishte divorcuar kohë më parë.
Motivet e këtij krimi dyshohet të jetë jeta e vështirë ekonomike e familjes shqiptare e cila ndihmohej nga Caritasi.
Tiranë, zihen për një femër i riu vdes pas goditjeve me thikë
Një vrasje me thikë ka ndodhur në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm në rrugën “Vaso Pasha”, në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pas një zënke për shkak të një femre. Burime nga policia e kryeqytetit kanë bërë të ditur se, Elton Pojana, 36 vjeç ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak për shkak të plagëve të rëndë që kishte marrë. Policia mësohet se ka vënë në pranga 29-vjeçarin Marjon Tufa si autor të dyshuar për këtë krim.
1 tonë kanabis në Gjirin e Lalzit
Policia sekuestroi 1 ton kanabis në Gjirin e Lalzit, ndërsa po hetohet për zotëruesin e kësaj lënde narkotike. Sasia e drogës së zbuluar mesditën e së dielës ndodhej brenda një furgoni të parkuar në rrugë.
Policia e Durrësit, nëpërmjet sinjalizimeve që mori në rrugë operative, kontrolloi furgonin dhe konfiskoi në vend të gjithë sasinë. Duke qenë se zotëruesi i lëndës nuk ndodhej në automjet në momentin e ndërhyrjes së policisë, aktualisht po punohet për të zbardhur identitetin e tij.
/Top Channel/
Tragjedi shqiptare në Itali, 3 fëmijë të vrarë
Tragjedi në një familje shqiptare në Bergamo të Italisë. Dyshohet se nëna ka vrarë me thikë tre fëmijët e saj të vegjël të moshës 14, 11 dhe 4 vjeç, ndërsa vetë ajo është plagosur me thikë. Siç raporton media italiane, ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 06:30 minuta të mëngjesit të sotëm.
Dy shpërthime me tritol për konflikt pronash, arrestohet i dyshuari
Dy shpërthime tritoli kanë ndodhur në Fushë Krujë gjatë natës. Policia e Fushë Krujës ka shkuar në fshatrat ku kanë ndodhur shpërthimet dhe pas disa hetimeve ka mundur të identifikojë dhe të arrestojë personin e dyshuar. Ilir Hykja është arrestuar si i dyshuar kryesor.
Burime nga policia kanë bërë të ditur për median se Hykja është vënë në pranga pas hetimeve të menjëhershme. Policia tha se nga hetimet ka rezultuar se shënjestrat e shpërthimeve kanë qenë biznese në pronat e të arrestuarit dhe kjo dyshohet se është shkaku kryesor i vendosjes së eksplozivit.
Itali, katër shqiptarë arrestohen me 193 kilogramë drogë.
Katër shqiptarë janë arrestuar sot nga policia italiane pasi akuzohen se po trafikonin 193 kg marijuana.
Sipas mediave italiane, skuadra e lëvizshme e Katanias ka ndaluar 4shtetas shqiptarë që ishin imbarkuar nga trageti “Caronte” në Messina.
Katër shqiptarët akuzohen se kanë kryer transport lëndësh narkotike. Sipas mediave, të arrestuarit janë Dionis Mamurani, 29 vjeç; Asim Çaushaj, 43 vjeç si dhe vëllezërit Haxhi dhe Ervis Kapaj, të dy 25 vjeç.
Interpelancё nё Kuvend, Rama u pёrgjigjet tё hёnёn pyetjeve tё Topallit pёr rendin publik.
Kryeministri i Shqipёrisё Edi Rama do tё paraqitet tё hёnёn nё seancё parlamentare nё njё interpelancё e cila pritet tё rindezё edhe mё tej debatinpolitik. Rama ёshtё pёrcaktuar qё t’i pёrgjigjet pyetjeve tё bёra nё drejtim tё tij nga deputetja e Partisё Demokratike, njёkohёsisht ish-Kryetare e Kuvendit Jozefina Topalli.
Shlyerja e detyrimeve ndaj bizneseve, MF publikon listën e parë.
Ministria e Financës publikoi sot listën e detyrimeve të prapambetura për punët publike dhe rimbursimin e TVSH, vlera e tw cilave arrin në rreth 27.4 miliardë lekë.
Në grupin e punëve publike, 14.7 miliardë lekë janë fatura me informacion të plotë, për të cilat pagesat do të fillojnë menjëherë gjatë javës në vijim, pas verifikimeve finale rutinë të dokumentacionit brenda procedurave të thesarit.