Arkiv-Lajme të përditësuara

Laç, i dehuri kërcënon me vrasje familjen, bie në pranga.

Postuar në 12 Mars, 2014 06:11

Policia e Laçit tha se ka parandaluar sot një krim në familje. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 27-vjeçari Enver Dika i cili kërcënonte se do vriste familjarët.Policia e Laçit ka shoqëruar Likën në komisariat dhe ka sekuestruar armën me të cilën 27-vjeçari kërcënonte familjen.
Policia po merr në pyetje 27-vjeçarin për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Dyshimet e para jane se Dika ka qene ne gjendje te dehur ne momentin q

Korrupsion me kolaudimin, prangosen dy agjentët e “Intersig” dhe “Sigma”

Postuar në 12 Mars, 2014 02:59

Nga Seksioni Kunder Krimit Ekonomik e Financiar, arrestohen në flagrancë shtetasit Dhimitër Peqini, vjec 48, banues në lagjen “Sul Paprri Elbasan, me detyre agjent sigurimesh ne Kompanine “INTERSIG” dhe Nebi Alcani, 50 vjec, banues në lagjen “Shënkoll” Elbasan, me detyre agjent sigurimesh ne kompanine “SIGMA”.Procedohen ne gjendje te lire shtetasit: N.K, vjec 58, banues në lagjen“5 Maji”Elbasan; R.C, vjec 63, banues në lagjen “5 Maji”,Elbasan; S.Z, vjec 59, banues në Stravaj-Librazhd dhe A.P, 48 vjec banues ne Elbasan.

Fier, hajdutët s`kursejnë as varret, i hapin dhe i plaçkisin.

Postuar në 12 Mars, 2014 02:51

Hajdutët nuk kursejnë as të vdekurit. Në orët e para të mëngjesit të së dielës, persona ende të paidentifikuar kanë hapur varrin e një vajze, e cila ka ndërruar jetë në vitin 2002, dhe kanë rrëmuar sipër skeleteve duke marrë sendet prej floriri. Më pas dhunuesit kanë tentuar që të hapin dhe një varr tjetër, me qëllim grabitjen. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Fierit bënë me dije se ngjarja ka ndodhur në varrezat e fshatit Grecalli.

Interpoli: Mafia serbe më e fuqishme se mafia shqiptare.

Postuar në 11 Mars, 2014 15:16

Sipas policisë ndërkombëtare Interpol, mafia serbe është më e fuqishme se mafia shqiptare. Në rangimin e bërë nga Interpol, mafia serbe gjendet në vendin e tetë në mesin e organizatave më të fuqishme mafioze, kurse mafia shqiptare në vendin e nëntë.

Promovohet libri i Dasara Malltezit, familja Berisha bashkohet në universitet.

Postuar në 11 Mars, 2014 15:11

U promovua sot në Universitetin Europian të Tiranës libri “Guidë për lëndën e letërsisë”, me autore Dasara Malltezin. Mbesa e ish- kryeministritBerisha në këtë libër shtjellon pikat kryesore të veprave letrare që iu jepen maturantëve për të studiuar për provime.

Në ceremoni ishin të pranishëm familjarë të ish-maturantes, përfshi këtu edhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Po kështu nuk munguan as miq e shokë të autores së re, e cila ndjek studimet e larta për ekonomi.

Dërgimi i luftëtarëve në Siri, arrestohet një tjetër person në Tiranë.

Postuar në 11 Mars, 2014 15:08

Një tjetër besimtar që frekuentonte xhaminë e Unazës së Madhe në Tiranë është vënë në pranga mbrëmjen e sotme. Policia e shtetit njoftoi se në vijim të operacionit të zhvilluar gjatë ditës së sotme gjatë të cilit u bë i mundur arrestimi i 7 personave, si të dyshuar që rekrutonin shtetas shqiptarë për të luftuar në Siri, aktualisht u bë i mundur arrestimi i shtetasit  Orion Sami Reçi, 37, lindur në Zodjan, Peshkopi e banues Tiranë. (Ndihmës)
Ky shtetas ishte në ndjekje nga strukturat e policisë dhe kapja e tij u bë e mundur në afërsi të banesës së tij në Tiranë.

Delvinë, sekuestrohen 50 kg kanabis në bagazhin e një automjeti.

Postuar në 11 Mars, 2014 12:56

Sekuestrohen në Delvinë rreth 50 kg kanabis në bagazhin e një automjeti të braktisur në rrugë. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se lënda narkotike u gjet në automjetin tip “BMW” me targë YIX4892.

Mësohet se droga transportohej nga Gjirokastra drejt Sarandës, ndërsa në makinë ndodheshin dy persona, të cilët pasi kanë parë policinë që i është vënë në ndjekje e kanë braktisur mjetin bashkë me lëndën narkotike dhe janë larguar në drejtim të paditur.

Ndërkohë policia po punon për të identifikuar dhe kapur përgjegjësit trafikut të lëndës.

Itali, gjendet e vrarë prostituta shqiptare, kapet i dyshuari.

Postuar në 11 Mars, 2014 11:30

Një prostitutë shqiptare është gjetur e vrarë në Itali. Policia dhe mediat e vendit fqinj thane se kufoma e një prostitute të re në moshë, me origjinë shqiptare është gjetur mbrëmjen e së hënës në një kasolle të braktisur, në veri të Italisë.Sipas mediave italiane trupi i pajetë është gjetur në malin Bue, në afërsi të lokalitetit Çene të Bergamos.
E reja shqiptare është vrarë nga një burrë vendas, i cili gjatë arratisë me automjetin e tij është përplasur duke bere aksident.

Tiranë, zjarr në pallatin 8-katësh, evakuohen banorët.

Postuar në 11 Mars, 2014 11:27

Zjarr në një pallati 8-katësh në rrugën “Don Bosko” në kryeqytet. Banorët janë evakuuar për disa minuta, pas shpërthimit të një zjarri në një nga apartamentet e këtij pallati.
Policia bëjnë të ditur se nga zjarri nuk ka patur të lënduar, ndërsa banorët kanë dalë nga banesat pasi flakët rrezikonin të përhapeshin.
Fatmirësisht forcat zjarrfikëse kanë mundur të lokalizojnë në kohë flakët, duke shmangur rrezikun.

  

Rama në Krujë: Qeveria ka gati paketën fiskale për biznesin fason.

Postuar në 11 Mars, 2014 10:08

Kryeministri Edi Rama tha sot se “paketa fiskale me 42 pika që pasqyrojnë kërkesat e biznesit fason,  është gati dhe se shumë shpejt do kalojë për miratim”.

Rama e bëri këtë deklaratë nga qyteti i Krujës, ku vizitoi dy biznese fasone, i shoqëruar edhe nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj.

Kryeministri në bisedë me sipërmarrësit shprehu vullnetin e qeverisë për të mbështetur këtë industri që siç tha ai, sjell punësim në shifra të konsiderueshme.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara