Arkiv-Lajme të përditësuara

Tiranë, goditen me gurë 4 autobusë, policia nis hetimet.

Postuar në 14 Mars, 2014 11:20

Autobusi i linjës Tiranë-Korçë dhe 3 autobusë që bënin linjën Tiranë-Elbasan janë goditur me gurë mesditën e sotme, teksa udhëtonin në afërsi të zonës së Mulletit.

Autobusi i linjës Tiranë-Korçë, me targa TR1839T ishte i mbushur me pasagjerë në momentin e goditjes, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është lënduar.

Mësohet se nga goditja me gurë e autobusëve janë thyer xhamat e tyre. Policia bën me dije se ende nuk ka identifikuar personat që qëlluan në drejtim të autobusëve. Ndërkohë që në vendngjarje kanë nisur tashmë hetimet.

Lushnje, përplasen mes tyre 4 automjete, disa persona të plagosur.

Postuar në 14 Mars, 2014 07:51

Të paktën katër automjete janë përplasur mes tyre ditën e sotme në një aksident të ndodhur në Lushnje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.40. POlicia ka thënë se nga përplasja e katër automjeve kanë mbetur të plagosur disa persona.

Frikë në SHBA, avioni del nga pista, dy pasagjerë në spital.

Postuar në 14 Mars, 2014 07:48

Një avion ka dalë nga pista në SHBA duke shkaktuar frikë dhe panik. Një nga gocat e një avioni te US Airways me 154 pasagjerë dhe ekuipazhi në bord mendohet se ka qene shkak i ngjarjes.
Avioni ka dale jashte pistës në aeroportin ndërkombëtar Filadelfia të enjten , duke bërë pilotin që të ndërprese  fluturimin.
Nuk pati raportime për lëndime të rënda në incidentin e ndodhur ne oret e hershme të mbrëmjes. Nje zyrtar i aeroportit Philadelphia tha se dy pasagjerët u shtruan në spital , një me një plagosje të vogël dhe një me një sëmundje të vogla .

Rama: Elbasani, graviteti i Ditës së Verës.

Postuar në 14 Mars, 2014 07:46

Kryeministri Edi Rama vizitoi të premten në Ditën e Verës , Panairin e hapur në qytetin e Elbasanit. “Ky qytet është graviteti i Ditës së Verës, dhe është kënaqësi të jesh në këtë qytet në këtë ditë feste”, deklaroi kryeministri Rama.
Ajo që mësova me kënaqësi, tha Kryeministri në fjalën e tij, është se shumë emigrantë shqiptarë të kthyer kanë filluar të bëjnësipërmarrje të suksesshme .

Fier, gjendet skeleti i një njeriu pranë Urës së Koshovicës.

Postuar në 14 Mars, 2014 04:54

Një skelet i nje njeriu qe mendohet se ka gjetur vdekjen kohe me pare, është gjetur mëngjesin e sotëm pranë Urës së Koshovicës në Fier. Policia bën me dije se mbetjet njerezore  u gjeten nga banorët e zonës dhe dyshohet se i përket një mashkulli.Sipas policisë personi dyshohet të jetë mbytur në kanalin vaditës. Nga hetimet paraprake mendohet se ngjarja ka ndodhur para 5 muajsh.

Kater të arrestuarit për terrorizëm ne gjyq, RENEA e FNSH “rrethojnë” gjykatën.

Postuar në 14 Mars, 2014 04:52

Gjykatësi Sandër Simoni pritet tu komunikojë sot masën e sigurisë katër të pandehurve të tjerë të cilët janë arrestuar të dyshuar si pjesëtarë të një ‘celule’ terroriste. Konkretisht, gjykata jep sot masën e sigurisë për të pandehurit Astrit Tola, Verdi Morava, Orion Reçi dhe Edmond Balla.

Fillimisht, gjykatësi Simoni i komunikoi masën e sigurisë “arrest me burg” të pandehurve Astrit Tola  dhe  Orion Reçin, ndërsa  po zhvillohen një nga një seancat edhe për 2 të pandehurit e tjerë, Verdi Morava dhe Edmond Balla.

Kakavijë, kapet 1 kg kokainë në autobusin e Tiranë-Athinë.

Postuar në 14 Mars, 2014 04:51

Një kilogram kokainë është bllokuar sot nga policia shqiptare në kufi me Greqinë në Kakavijë.

Burimet zyrtare nga policia kanë thënë së droga u sekuestrua në autobusin e linjës Tiranë-Athinë.

Sipas njoftimeve nga burimet e policisë, mesohet se kokaina u gjet në 1 çantë me mbishkrimin F.S.

“Dita e Verës”, përplasje mes policisë bashkiake dhe policisë së rendit në Tiranë.

Postuar në 14 Mars, 2014 04:42

Përplasje mes policisë së shtetit dhe policisë bashkiake në kryeqytet gjatë përgatitjes së festimeve për Ditën e Verës. Shkak është bërë vendosja e një platforme në formën e minifushës së futbollit ku pritet të mbahen aktivitete gjatë ditës së sotme. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, vendosja e tendave në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ ka tensionuar situatën, pasi policia nuk ka lejuar punonjësit e bashkisë të vijojnë punën. Bashkia e Tiranës, policia ka shoqëruar 2 punonjës të Policisë Bashkiake ndaj të cilëve është ushtruar edhe dhunë fizike.

Vrasja në derën e shtëpisë në Pogradec, 13 të shoqëruar.

Postuar në 13 Mars, 2014 14:30

Vrasja ne deren e shtepise ne Proptisht te Pogradecit, ka sjellë shoqerimin e 13 personave, por ende nuk ka nje autor per ngjarjen.
Nga hetimet e para mesohet, se ka qene vetem nje person, ai qe ekzekutoi me automatik 47-vjecarin Shkelqim Topalli.
Dyshohet ,se viktima ka patur konflikte personale me autorin, i cili dyshohet se eshte banor i zones.
Ai u vra naten ne pragun e shtepise, ku i thirren me nje emer tjeter. Gruaja dhe dy femijet degjuan bresheri automatiku dhe me pas pane trupin e gjakosur te kryefamiljarit.

Kosovë, arrestohet “polici-tutor”, detyroi prostitutat të abortonin.

Postuar në 13 Mars, 2014 13:43

Pas një hetimi intensiv për tre muaj, Inspektorati Policor i Kosovës, ka arrestuar një zyrtar policor të stacionit Qendra – Drejtoria Rajonale e Prishtinës.
Operacioni i koduar me emrin “Rekruti” është realizuar në bashkëpunim me Drejtorinëpër hetimin e trafikimit me qenie njerëzore të Policisë së Kosovës.
Arrestimi i zyrtarit policor është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale: trafikim me njerëz, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, kanosje, sulm dhe ndërprerje e palejuar e shtatzënësisë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara