Arkiv-Lajme të përditësuara
Vrasja e Dritan Lamajt, shtyhet gjyqi ndaj Arben Frrokut.
Gjykata e Krimeve të renda vendosi sot shtyrjen e seancës së parë gjyqësore ndaj biznesmenit Arben Frroku në gjyqin ku akuzohet për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.
Avokati i biznesmenit Frroku, kërkoi sot shtyrjen e seancës për të marrë më tepër kohë me qëllim shqyrtimin e pamjeve filmike që prokuroria ka administruar në dosje.
Bëhet fjalë për pamje të kamerave të karburanteve dhe bizneseve të ndryshme në Elbasan që kanë fiksuar levizjet e makinës së Arben Frrokut më 24 shkurt 2013 kur ndodhi vrasja e kryekomisarit Dritan Lamaj.
Vlorë, vidhen linjat përcjellëse të energjisë elektrike.
Vidhen dy kampata me 1500 metër linear përcjellës bakri në Linjën 30-31/2 Uji i Ftohtë-Radhimë. Pas këtij akti të rëndë kanë mbetur pa energji elektrike NënstacioniRadhimë dhe Nënstacioni Orikum. Drejtuesit e CEZ Shpërndarjes, sapo kanë konstatuar këtë dëm, me pasoja për kompaninë dhe abonentet në këtë zonë, kanë bërë menjëherë denoncimin në polici.
Arrestohen dy grabitësit e taksisë VIP në Pejë.
Policia e Kosovës , përkatësisht njësiti i hetimeve pran Stacionit policor Pejë ka arrestuar sot rreth orës 15:00, dy të dyshuar shtetasit e Kosovës Ambroz B.(1989),nga fshati Pishtan – Pejë, dhe Marjan B.(1993) po nga ky fshat , lidhur me veprën penale të Grabitjes së kryer më datë 11.03.2014 rreth orës 02:30 në fshatin Millovancë KK Pejë.
Siguria rrugore, Haxhinasto dhe Tahiri firmosin marrëveshje me kompanitë e sigurimeve.
Ministria e Transporteve dhe Ministria e Brendshme nënshkruan një marrëveshje me kompanitë e sigurimeve.
Nga të dy ministrat kjo marrëveshje u cilësua si shumë e rëndësishme pasi pritet të reduktohet numri i aksidenteve rrugore.
Kjo marrëveshje u nënshkrua në kuadër të masave të planit kombëtar të sigurisë rrugore.
Ministri Tahiri falënderoi të gjitha kompanitë e sigurimit për gadishmërinë e tyre për të nënshkruar këtë marrëveshje. Sipas tij kjo është një marrëveshje e përbashkët për të garantuar sigurinë rrugore.
Tiranë, plagoset me armë zjarri vajza 29-vjeçare, policia nis hetimet.
Një vajzë e moshës 29-vjeçare është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 19.30, në zonën e ish ekspozitës në orët e mbrëmjes. Policia ka thënë se vajza e plagosur është Alma Beqaj, 29-vjeçe, banuese në kryeqytet.
Sipas të dhënave të deritanishme, në rrethana ende të paqarta, vajza është qëlluar me armë dhe ka marrë plagë në këmbë.
E plagosura e cila punonte në një call-center, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e traumës.
Bashkia mbyll Sharrën dhe Tufinën: S’ka më vend për varre.
Ndërmarrja e Shërbimit Funeral ka njoftuar sot zyrtarisht ezaurimin e të gjitha hapësirave edhe në varrezën e Tufinës, pasi në atë të Sharrës janë ezaurur prej kohësh.
Në njoftimin zyrtar të bashkisë së Tiranës thuhet se prej muajsh, shqetësimi i është përcjellë qeverisë shqiptare e cila vazhdon të mos e marrë në konsideratë këtë shqetësim të qytetarëve të Tiranës.
“Mungesa e vendimit të qeverisë që i hap rrugën shpronësimit për interes publik bën të pamundur vazhdimin e kryerjes së ceremonive mortore në të dy varrezat publike të Tiranës në Sharrë dhe Tufinë.
Zbulohet baza e granatave në Shkodër, pranga pronarit të banesës.
Policia e Shkodrës njoftoi sot se ka sekuestruas sot 9 granata , disa detonatore dhe një pushkë në malësinë e madhe.
Municiaonet janë gjetur pas një kontrolli në shtëpinë e Xhevdet Dushkajt. Polica thotë se ka ndaluar të zotin e shtëpisë.
Ende nuk dihet se përse Dushkaj e mbante këtë sasi municionesh në banesën e tij ndersa po hetohet mundesia e implikimit te ketij personi ne aktivitete kriminale apo ne ngjarje te ndryshme.
Beci: Lista e barnave të rimbursueshme, mbulohen diagnoza të reja.
Menaxhimi më i mirë i fondeve të barnave të rimbursueshme, negociimi i çmimeve të barnave si dhe mbështetja e Qeverisë për zgjerimin e listës, kanë sjellë efekte mjaft pozitive për rimbursimin e barnave. “Listës së barnave të rimbursueshme i janë shtuar edhe 56 barna të reja, mes të cilave formëdoza të reja dhe kombinime të reja barnash, duke e çuar në 477 numrin e barnave në listën e rimbursimit”, u shpreh pas miratimit të listës së re të barnave të rimbursueshme, drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, dr. Astrit Beci.
Rama emëron Ilir Zelën në drejtimin e inspektoriatit qëndror pranë qeverisë.
Kryeministri Rama ka emëruar Ilir Zelën në krye të Inspektoratit Qendror pranë Këshillit të Ministrave, i cili është në varësinë direkte të shefit të Qeverisë.
Tiranë, kamerat filmuan vrasjen e 50-vjeçarit, u qëllua nga dy autorë me kapucë.
Një kamera e një biznesi në zonën e Xhamllikut ka filmuar vrasjen e 50-vjeçarit Sami Sheka i cili u qëllua me tre plumba mbremjen e djeshme në Tiranë.
Policia ka bërë me dije se në pamjet e kameras, duken dy persona të cilët janë me kapucë dhe që afrohen e qëllojnë me armë 50-vjeçarin pranë banesës së tij.
Policia ka thënë se gjatë natës ka marrë në pyetje tetë anëtarë të familjes së viktimës ndërkohë që sipas burimeve, 12 persona të dyshuar janë shoqëruar gjatë natës në polici dhe janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.