Arkiv-Lajme të përditësuara
Pogradec, babai: Kam frikë se djali 24-vjeçar ka shkuar në luftë në Siri.
Nertil Hysenllari është një prej 5 të rinjve nga fshati Gurras, në komunën Starovë të Pogradecit, që dyshohet se kanë shkuar në Siri për të luftuar. Prej më shumë se një viti, 24- vjeçari Hysenllari ka dalë jashtë vendit, fillimisht në Itali e më pas sipas tij në Turqi. Në një intervistë , Shkëlqim Hysenllari, babai i Nertilit, tregon se djali ua ka mbajtur të fshehtë qytetin ku ndodhet dhe se ka refuzuar të kthehet pas thirrjes së prindërve, me arsyetimin se është mirë.
Shkodër, luhatjet e energjisë djegin dy banesa, policia nis hetimet.
Dy banesa janë djegur në Shkodër gjatë 24 orëve të fundit nga luhatjet e tensionit të energjisë elektrike. Lajmi bëhet i ditur nga burimet zyrtare të policisë.
Sias të dhënave nga policia e Shkodrës, njoftohet se me date 15.03.2014 rreth ores 23.00 është marrë informacion se në Lagjen Hotaj të Fshatit Grizhë të Komunes Gruemire rrethi Malësi e Madhe ka rënë zjarr në një banese dy kateshe, e pa banuar në pronësi të vëllezerve Llesh H. dhe Palush H. të cilët janë emigrantë.
Greqi, bllokohen 200 kilogramë drogë Lazarati, në pranga katër shqiptarë.
Katër shtetas shqiptarë dhe dy grekë janë arrestuar nga policia greke e cila ka bvërë edhe bllokimin e një sasie prej 200 kilogramë, kanabis sativa.
Operacioni është finalizuar mesditën e se dielës në Filat. POlicia ka thënë se lënda narkotike u kap në një automjet në aksin rrugor Konispol-Filat, pasi sherbimet e antidrogës greke ishin në dijeni për lëvizjen e sasisë së drogës.
Policia Greke gjatë bllokimit të drogës, tha se arrestoi gjashtë persona, katër nga të cilët janë shqiptar dhe dy greke.
Martesa e prishur në Durrës, policia: Krushku u vra nga vjehrra e dhëndërrit.
Vrasja e djeshme për martesën e prishur është kryer nga vjehrra e dhëndrit dhe jo vjehrri, sic u dyshua fillimisht nga policia. Sot policia e Durrësit njofton se ka arrestuar Antoneta dhe Marije Ndojin, per shkak se sipas hetimeve rezulton se ne vendin e ngjarjes ku gjeti vdekjen shtetasi Perparim Hoxha, ka qëlluar Marije Ndoji”, bën me dije policia.
“Ka qene gruaja që ka shtënë me cifte në drejtim të përparim dhe Xhulian Hoxhës”.
Pas mbledhjes dy ditore tё qeverisё, Rama takime me drejtorёt nё Vlorё.
Qeveria e ka pёrmbyllur mbledhjen e saj dy ditore tё mbajtur nё qytetin bregdetar tё Vlorёs. Mё pas, Kryeministri Edi Rama ka ndalur nё njё takim tёorganizuar me drejtorёt e pёrgjithshёm tё disa institucioneve. Nё takimin e qeverisё pёr dy ditё ёshtё diskutuar nё lidhje me atё çka ёshtё arritur tё bёhet nё gjashtё muajt e parё tё qeverisё dhe objektivat pёr muajt nё vazhdim deri nё njё vjetorin e qeverisё.
Humbja e PD, Gjana: Deklaratat e Topallit ishin një lajthitje.
Që pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, Jemin Gjana nuk është më aktiv në Partinë Demokratike. Por jo për shkak të tij. Pavarësisht se një prej politikanëve më jetëgjatë në PD, ish-ministri i bujqësisë, ish-nënkryetari i kësaj partie thotë për “Gazeta Shqiptare” se të tjerët ja ndërprenë karrierën në mes.
Një “Mike Tyson” në Korçë, i këput veshin me dhëmbë të riut
Ashtu si boksieri Mike Tyson gjatë një ndeshje në ring i këputi me dhëmbë veshin kundërshtarit të tij Evander Holyfield, ashtu edhe një burrë nga Bilishti i Korçës ka sulmuar një të ri me të cilin është konfliktuar. Siç raporton “Noa.al”, 41 vjeçari Ferdinant Mulla nga Bilishti pas një sherri me 32 vjeçarin F.Ll, e ka goditur me grushta dhe më pas i ka kafshuar veshin duke i këputur një pjesë të tij.
Vdes e asfiksuar e moshuara, shkak ngrohësja e harruar ndezur
Një e moshuar ka humbur jetën e asfiksuar nga zjarri që dogji banesën e saj këtë mëngjes në Laç. Banesa e Gestina Peraj, 70 vjeç u përfshi nga një zjarr që u përhap me shpejtësi në të gjitha dhomat.
Mësohet se e moshuara u nxorr e pajetë nga banesa pasi ishte asfiksuar nga tymi i shkaktuar nga ngrohësja që ishte lënë ndezur duke i vënë flakën banesës. Zjarrfikëset në vendngjarje lokalizuan flakët deri në shuarjen e tyre.
Italiani qëlloi me thikë vajzën, shkak lidhja intime me një shqiptar.
Një Italian 49-vjeçar ka plagosur me thikë vajzën e tij, për arësye se nuk donte që ajo të lidhej me një shqiptar. Ngjarja ka ndodhur rreth 4 vite më pare.
Policia ka thënë se Mario Matarazzo mësoi se vajza e tij, Evelina po dilte me një djalë shqiptar. Italiani I kërkoi vajzës të ndërpriste çdo kontakt me shqiptarin, por vajza u tregua e vendosur dhekundërshtoi.
Në një moment grindjeje me të atin, ai e qëlloi me thikë vajzën, duke e lënë të plagosur rëndë. E dëmtuara u dërgua në spital, ndërsa babai i saj Mario u arrestua nga policia. Ai u dënua me tre vjet burg.
Aksident në Laç-Mamurras, katër persona mbeten të plagosur.
Katër persona mbetën të plagosur pasditen e sotme, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve në rrugën e vjetër Laç-Mamurras.
Burime nga policia kanë thënë se nga përplasja e dy makinave janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe dy persona të tjerë që udhëtonin me ta.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin ushtarak në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.