Arkiv-Lajme të përditësuara

Arrestohet “mbreti i kokainës në Ballkan”, Darko Shariç.

Postuar në 18 Mars, 2014 07:14

Darko Shariç, i njohur si “mbreti i kokainës në Ballkan”, është arrestuar sot në një aksion të përbashkët të policisë së Malit të Zi dhe Serbisë, raportojnë mediat në Beograd.

Aksioni është udhëhequr nga ministrat e Drejtësisë të Serbisë dhe Malit të Zi, Nikolla Selakoviç dhe Dushko Markoviç. Shariç, shtetas serb, akuzohet për tregti me drogë dhe pastrim të shumave të mëdha të parave në Evropë dhe Amerikë. Në janar të vitit 2010, kundër tij është lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar.

Rendi dhe marrëdhëniet me SHISH, ministri Tahiri takon presidentin Nishani.

Postuar në 18 Mars, 2014 07:07

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka nisur  një takim me ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri,  rreth situatës së rendit dhe sigurisë në vend.

Mësohet se temë e takimit, që po zhvillohet në Presidencë, janë edhe marrëdhëniet e Shërbimit Informativ Shtetëror me Ministrinë e Punëve Brendshme. Takimi zhvillohet me kërkesë të ministrit Tahiri.

Krujë, i plasin fishekët, plagoset në arë 46-vjeçarja.

Postuar në 18 Mars, 2014 06:24

Një 46-vjeçare nga fshatrat e Krujës, u plagos dje nga plasja e disa fishekëve të fshehur në arën ku ajo punonte.

Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut, bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Rranxë, të komunës malore të Cudhisë, kur 46-vjeçarja G. B., e cila po punonte me bel në arën e familjes është plagosur nga plasja e disa fishekëve.

Kapet në Vlorë 28 vjeçarja, ishte dënuar me 13 vjet burg për mashtrim.

Postuar në 18 Mars, 2014 06:23

Ditën e sotme rreth orës 10.30’ në vendin e quajtur Skelë Vlorë nga Seksioni i Kërkimit pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, është kapur shtetasja e kërkuar Alda (Elda) Kacaj, 28 vjeç, lindur e banuese në qytetin e Vlorës.

Kjo shtetase ishte e dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 13 vjet burgim për veprën penale të Mashtrimit me pasoja të rënda me shumë së një herë“.

Ndaj saj u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
 

Pezullimi i punimeve për bulevardin e ri, Gjykata Administrative rrëzon vendimin e INUK.

Postuar në 18 Mars, 2014 03:16

Gjykata Administrative ka rrëzuar vendimin e INUK për pezullimin e punimeve për bulevardin e ri të Tiranës. Përmes këtij vendimi i hapet rrugë vazhdimit të punimeve për ndërtimin e Bulevardit të ri.

Elbasan, operacioni “Bradasheshi”, arrestohet punonjësi i zyrës postare.

Postuar në 18 Mars, 2014 03:15

Një 50 vjeçar me profesion arkëtar i zyrës postare në komunën Bradashesh të qytetit të Elbasanit, është arrestuar në flagrancë pasi akuzohet për veprën penale “ shpërdorim detyre” dhe “ vjedhjes”.Burime të Policisë bëjnë të ditur se “ është finalizuar operacioni i koduar “ Bradasheshi” duke bërë të mundur arrestimin e 50 vjeçarit Kujtim Kacabunja me banim në Elbasan, punonjës i zyrës postare në Bradashesh.

Fushë Krujë, shpërthimi në derën e bashkisë, policia: Ende pa autor.

Postuar në 18 Mars, 2014 03:13

Policia e shtetit në një deklaratë zyrtare për shpërthimin e djeshëm në oborrin e bashkisë së Fushë Krujës, thekson se ngjarja është ende pa autor.
Burimet zyrtare kanë thënë se më datë 17.03.2014, rreth orës 19.40, në oborrin e  Bashkisë  Fushë Krujë është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse, si pasojë e  së cilës janë shkaktuar dëme materiale.
Sipas policise, Grupi Hetimor ne perberje te së cilit edhe ekspertë të xhenios vazhdon veprimet  e para, nderkohe që po hetohet për identifikimin e autoreve të ngjarjes.

Sherr me thika, plagoset adoleshenti në Tiranë.

Postuar në 17 Mars, 2014 15:45

Një adoleshent është plagosur me thikë mbrëmjen e të hënës në Tiranë. Krimi ka ndodhur në rrugën e barrikadave pranë shkollës “Sami Frashëri”.
Përplasja fizike mes dy të rinjve njoftohet se ka ndodhur rreth orës 21.20. Sipas burimeve të policisë, njoftohet se i plagosuri me thikë nga bashkëmoshatari i tij është Gazmir R. 15 vjeç. Ai mësohet se është transportuar në spital për mjekim.
Autori i krimit njoftohet se ka qenë një bashkëmoshatar i të plagosurit që është shpallur në kërkim.

Elbasan, operacioni “Bradasheshi”, arrestohet punonjësi i zyrës postare.

Postuar në 17 Mars, 2014 15:32

Një 50 vjeçar me profesion arkëtar i zyrës postare në komunën Bradashesh të qytetit të Elbasanit, është arrestuar në flagrancë pasi akuzohet për veprën penale “ shpërdorim detyre” dhe “ vjedhjes”.Burime të Policisë bëjnë të ditur se “ është finalizuar operacioni i koduar “ Bradasheshi” duke bërë të mundur arrestimin e 50 vjeçarit Kujtim Kacabunja me banim në Elbasan, punonjës i zyrës postare në Bradashesh.

Kërkohet nisja e hetimeve për 4500 të vrarë nga regjimi komunist në Shqipëri.

Postuar në 17 Mars, 2014 15:27

Unioni Mbarekombetar i ish te Burgosurve dhe te Perndjekurve Politike te rregjimit komunist paraqiti sot ne Shkoder nje platforme strategjike, permes te ciles kerkohet krijimi i Komisionit te se Vertetes per te bere bilancin ligjor te krimeve te komunizmit dhe gjetjen e eshtrave te rreth 4500 te pushkatuarve, me gjyq e pa gjyq, gjate viteve te rregjimit komunist.
Perfaqesues te Unionit bene te ditur se platforma e tyre strategjike u eshte derguar strukturave me te larta te shtetit shqiptar.zeri i amerikes

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara