Arkiv-Lajme të përditësuara
Peqin, vetëvritet 24 vjecari, vuante nga depresioni.
Një 24-vjeçar, babai i një fëmije është vetëvrarë sot pasdite, në gjendje të rëndë depresioni. Burime të Policisë bëjnë të ditur se 24-vjeçari Saimir Luli (Plaku) kishte shkuar një natë më parë bashkë me gruan dhe fëmijën e tij tek vjehrri i tij në fshatin Cacabez të rrethit të Peqinit.
Saimir Luli ka dalë jashtë në oborrin e banesës dhe jo larg saj ka vrarë veten duke u vetëqëlluar në kokë me armën çifte të vjerrit të tij, të cilën ai e kishte me leje.
Dhuna në ndeshjen Bylis-Laci, Policia e Mallakastrës: Ndaluam Besnik Kapllanajn.
Nga Komisariati i Policisë Mallakastër u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Besnik Kapllanaj, vjec 39, banues në Ngracie Mallakastër.Ndalimi i këtij shtetasi u bë në zbatim të urdhërit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier datë 16.03.2014, pasi dyshohet se më datë 15.03.2014 në përfundim të ndeshjes së futbollit Bylis –Laçi, ka goditur me sende të forta përfaqësuesin e Federates Shqiptare të Futbollit shtetasin B. Ç.
Tiranë, përplasen gjashtë automjete, plagoset një grua.
Gjashtë automjete u aksidentuan mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 të mbrëmjes së sotme në kryeqytet.
Sipas informacioneve të fundit në aksident ka mbetur e plagosur një grua.
Ngjarja ka ndodhur tek rruga “Kongresi i Manastirit” ku një Hummer ëhstë përplasur me një furgon dhe katër automjete të tjera.
Policia ka mbërritur menjëherë dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Forcat e rendit mësohet se kanë ndaluar drejtuesin e mjetit Hummer.
Lezhë, arrestohen për vjedhje 2 persona.
Policia ka vënë në pranga 2 persona të cilat akuzohen për vjedhje të antenave të celularëve. Të arrestuarit akuzohen për vjedhjen e antenave në fshatin Bacel.
Shtetasit Alfons Balla dhe Serafink Frroku akuzohen për një sërë vjedhjesh të kryera në Lezhë. Pas hetimeve të shumta, policia ka vënë në pranga dy shtetasit e sipërpërmendur.
Balla dhe Frroku me datën 2 shkurt kanë vjedhur portën hyrëse të një banese. Ndërsa me datën 24 kanë vjedhur kishën e fshatit Spiten. Autorët kanë vjedhur edhe ndriçuesit e Kalasë në Lezhë.
Kurbin, sekuestrohen 22 kallëpe tritoli e 20 granata, 1 në pranga.
Policia e Kurbinit sekuestroi sot 22 kallëpe tritoli dhe 20 granata. Sipas të dhënave të policisë municionet janë gjetur në një banesë në fshatin Shënmëri.
Policia ka arrestuar një person si posedues të municioneve, por ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij.
Blutë e Kurbinit, bëjnë me dije gjithashtu se në banesën e tij kanë gjetur edhe një pushkë e disa fishekë. Hetimet për këtë ngjarje vijojnë.
Peqin, vetëvritet 24 vjecari, vuante nga depresioni.
Një 24-vjeçar, babai i një fëmije është vetëvrarë sot pasdite, në gjendje të rëndë depresioni. Burime të Policisë bëjnë të ditur se 24-vjeçari Saimir Luli (Plaku) kishte shkuar një natë më parë bashkë me gruan dhe fëmijën e tij tek vjehrri i tij në fshatin Cacabez të rrethit të Peqinit.
Saimir Luli ka dalë jashtë në oborrin e banesës dhe jo larg saj ka vrarë veten duke u vetëqëlluar në kokë me armën çifte të vjerrit të tij, të cilën ai e kishte me leje.
Mamurras, dy persona kapen me arsenal armësh.
Dy persona janë arrestuar me arsenal armësh dhe municioni në Mamurras.Policia locale ka bërë të ditur se janë arrestuar Fatmir dhe Agim Guri.
Sipas policisë, dy personave iu sekuestruan një arsenal armësh në banesë.
Gjatë aksionit në Mamurras, policia sekuestroi një automatik, një pushkë, 5 granata, 13 kallëpe tritol dhe 2 armë gjahu.
Vranë krushkun për prishjen e martesës, gjykata lë në burg bashkëshortët.
Burg pa afat është masa e sigurisë që vendosi Gjykata e Durresit per Anton Ndoj dhe gruan e tij Tereza Ndoj të akuzuar per vrasjen e krushkut disa ditë më parë në zonën e ish kënetës në Durrës.
Pjestarë të një familje, sipas prokurorisë, ne bashkëpunim akuzohen per vrasjen e Përparim Hoxhës 52 vjec, si dhe plagosjen e Xhulian Hoxhës, dhëndëri i familjes Ndoj.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e se premtes, pasi krushku ktheu ne shtepi nusen e djalit te tij.
Prefekti: Bozdo, dje na falenderoi ndërsa sot shpreh paligjshmëri.
Prefektura e Qarkut Tiranë ka reaguar sot pas daljes publike të nënkryetarit të Bashkisë Tiranë, Eno Bozdo, duke shprehur paligjshmëri përsa i përket shpronësimeve të pronave për bulevardin e ri të Tiranës, ku në fakt ditë më pare, ai falenderoi përsa i përket konfirmimit të ligjshmërisë.
Shkodër, përmbyset zetori, vdes nëna, plagoset djali.
Nje grua humbi jeten pasi zetori me te cilinj po punonte token u permbys papritur. Policia ka thënë se ngjarjandodhi ne fshatin Belaj te Shkodres.
Viktima Qamile Krasniqi 54 vjece humbi jeten sapo mberriti ne spital nga dëmtimet e marra në këtë aksident.
Njoftohet se i demtuar mbeti ne kete aksident edhe djali i saj i cili po drejtonte mjetin ne are.