Arkiv-Lajme të përditësuara
Basha në PPE : Shqiptarët e meritojnë statusin, mazhoranca po zhbën standardet.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shfrytëzuar samitin e PPE, për të lobuar për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria, në muajin qershor. Ndonëse situata e krijuar nga mazhoranca e re nuk është aspak në përputhje me standardet europiane, zoti Basha ka insistuar pranë vendimmarrësve europianë, se etapa e statusit duhet përmbyllur sa më parë.
Ilir Meta: Duhet takim Basha-Rama për reformën territorial.
Kryetari i Lëvizjes Socialistepër Integrim Ilir Meta kërkon që të realizohet sa më shpejt takimi mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha për reformën territoriale. “Vlerësoj ftesën që kryeministri i ka bërë kreut të PD-së Lulzim Basha për tu takuar lidhur me përmbushjen e një prej reformave më madhore për të cilin vendi dhe qytetarët presin prej dy dekadash siç është ajo që ka të bëjë me reformën territoriale administrative.
Tre shqiptarë në pranga për sulm terrorist ndaj ushtrisë në Turqi.
Një sulm terrorist ka ndodhur ne Turqi nderkohe ministri i Brendshem ka thene se ne pranga jave vene tre shtetas shqiptare nga Kosova. Sipas njoftimeve, një makinë, ne te cilen ndodheshin 3 terroristë ka sulmuar forcat e ushtarake turke. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Nigde Ulukisla.
Një oficer dhe një polic humbën jetën, ka thene ministri, ndërsa 5 ushtarë mbeten të plagosur. Sipas xhandarmërisë dhe policisë së Nigde-s, krimi u regjistrua dje në ora 11.00 është ndaluar një makinë e dyshimtë në pikën e kontrollit në Hatay.
Vritet me armë zjarri emigranti shqiptar në Verona.
Vritet një shtetas me armë zjarri ne Verona te Italise. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës mes së enjtes dhe së premtes në Itali, në lokalitetin e Pastrengos, pranë qytetit të Veronës.Sipas mediave italiane 42-vjeçari, i divorcuar dhe me një djalë, është qëlluar me armë zjarri teksa po kthehej në shtëpi.
Ende nuk është e qartë dinamika e vrasjes, ndërkohë që nga hetimet e para ka rezultuar se viktima jetonte në Itali prej shumë vitesh. Mbi ngjarjen po hetojnë karabinierët.
Presidenca zbardh takimin, ja cfarë u kërkoi Nishani Kryeprokurorit dhe kreut të SHISH-it.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti në një takim Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës, Kryetarin e SHISH-it dhe Prokurorin e Krimeve të Rënda. Qëllimi i këtij takimi ishte informimi mbi goditjen dhe parandalimin e veprimtarisë së grupeveradikale për dërgimin e qytetarëve shqiptarë në luftën në Siri.Presidenti Nishani u informua për iniciativat ligjore që po ndërmerren në mënyrë që në të ardhmen ky fenomen të jetë i ekspozuar ligjërisht në ndihmë të Sigurisë Kombëtare të vendit.
Të dehur e pa patente, arrestohen 5 drejtues mjetesh në Tiranë.
Pesë drejtues automjetesh janë arrestuar nga policia e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit pasi janë kapur me pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur ndërsa disa prej tyre kanë shkaktuar edhe incidente rrugore.
Burimet zyrtare të policisë renditën arrestimet.
Shkodër, qëllohet me plumb në kokë 48-vjeçari.
Plagoset me armë zjarri një 48-vjeçar në Shkodër. Policia informon se shtetasi Ndue Cini është qëlluar me armë zjarri dhe ka mbetur i plagosur në vendin e quajtur “Ura e Trenit”, rreth ores 22.50.
Sipas të dhënave të policisë, mësohet se 48-vjeçari është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë një plumb në kokë.
Në gjendje të rëndë i plagosuri është dërguar në spital me automjetin e tij, ndërsa policia thotë se ka nisur hetimet për ngjarjen.
Zbulohet vrasësi i shqiptarit në Itali, policia: Kujdes, është i rrezikshëm.
Policia italiane ka bërë publik sot emrin dhe fotografinë e vrasësit të shtetasit shqiptar Nimet Ziberi i cili u ekzekutua me shtatë plumba pak ditë më parë. Sipas policisë, i dyshuari për vrasjen është një shqiptar, Paulin Nikaj, 35 vjeç.
Policia ka shpërndarë foton e tij dhe kanë paralajmëruar banorët që të kenë kujdes, pasi Nikaj është i armatosur me një pistoletë të kalibrit 7.65 milimetërshe dhe mund të reagojë në mënyrë të rrezikshme.
Arrestohet shqiptari i lidhur me organizatën mafioze “Ndragheta”.
Një shqiptar që besohet se ishte i lidhur me mafian italiane është vënë në pranga nga policia.
Sipas njoftimeve, policia italiane ka arrestuar 33-vjeçarin shqiptar, i cili ishte pjesë e organizatës mafioze “Ndrangheta”.
Bledar Halili, i njohur edhe si “Engjëlli” është arrestuar në Kazerta. Vënia në pranga e Halilit është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Nevv Bridge”, i zhvilluar në datën 11 shkurt 2014.
Marrëveshja me FMN, Ahmetaj: Asnjë detyrim për rritjen e çmimit të energjisë.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj thekson se qeveria shqiptare nuk ka asnjë detyrim brenda marrëveshjes me FMN-në për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Në një deklaratë për mediat, ministri Ahmetaj theksoi seajo që do të bëjë “qeveria Rama” është mbrojtja e familjeve shqiptare. “Do të kujdesemi që xhepi i familjeve shqiptare të mos pësojë asnjë goditje” u shpreh ministri Ahmetaj.