Tre shqiptarë në pranga për sulm terrorist ndaj ushtrisë në Turqi.

Postuar në 21 Mars, 2014 09:02

Një sulm terrorist ka ndodhur ne Turqi nderkohe ministri i Brendshem ka thene se ne pranga jave vene tre shtetas shqiptare nga Kosova. Sipas njoftimeve, një makinë, ne te cilen ndodheshin 3 terroristë ka sulmuar forcat e ushtarake turke. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Nigde Ulukisla.

Një oficer dhe një polic humbën jetën, ka thene ministri, ndërsa 5 ushtarë mbeten të plagosur. Sipas xhandarmërisë dhe policisë së Nigde-s, krimi u regjistrua dje në ora 11.00 është ndaluar një makinë e dyshimtë në pikën e kontrollit në Hatay.

Një person nga makina ka sulmuar me automatik kallashnikov dhe granata dore ka sulmuar forcat e sigurisë ku kanë mbetur 2 të vrarë dhe 5 të plagosur. I vrarë ka mbetur edhe shoferi i një kampioni që ndodhej pranë vendit ku ndodhi sulmi.

Të tre terroristët që kanë kryer sulmin kanë qenë shqiptarë, është shprehur ministri i punëve të brendshme Efkan Ala.

18 vjeçarët E.S dhe E.A nga Shqipëria dhe Ç.R nga Kosova dhe dyshohet se të tre kanë qënë pjesë e celulës terroriste të lidhura me Al Kaeda-a, e quajtur ISID.

Të tre shqiptarët ishin duke folur arabisht gjatë sulmit, citon gazeta Zeri. Personat e dyshuar mundën të largohen nga vendngjarja, ndërsa në aksin rrugor Mersin-Ankara ka ndodhur edhe përplasja e armatosur me forcat e sigurisë ku ka mbetur i plagosur në krah edhe një udhëtar.

Policia ka gjetur si prova materiale disa municione ushtarake si armë kallashnikov, granata dore dhe disa armë të tjera. Ne zonen e ngjarjes vazhdojne kerkimet  me ndihmën e helikopterëve, për një tjetër person të dyshuar qe mendohet se ka lidhje me autoret e krimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.