Arkiv-Lajme të përditësuara

Nëna zhduket me vajzën, familjarët: Vuante nga depresioni.

Postuar në 24 Mars, 2014 14:32

Një grua 31-vjeçe dhe vajza e saj 2-vjeç e gjysmë rezultojnë të humbura që ditën e premte.

Sipas denoncimit të bërë në polici nga familjarët e Dorina Gjillanit, mësohet se kjo e fundit është larguar nga shtëpia ditën e premte në orën 12:00 dhe që prej asaj ditë nuk është kthyer më.

Ata shprehen se me vete ajo ka marrë edhe vajzën e vogël, prandaj luten të kontaktohen nëse ndonjë person mund të ketë informacion mbi vendndodhej ne tyre.

Po sipas tyre, gruaja ishte e divorcuar, ndërsa vuante edhe nga depresioni.

Ilir Meta feston 45 vjetorin me miq e të ftuar tek Gjiri i Lalzit.

Postuar në 24 Mars, 2014 14:29

Kryetari i LSI, Ilir Meta festoon këtë mbrëmje 45-vjetorin e Lindjes. Lajmi është mësuar disa orë më parë pasi LSI, i ka shprehur Metës urimin për ditëlindjen me anë të një kartoline virtuale në FB. 
Ndërkaq në mbremje pritet të mbahet një festë e madhe. Endri & Stefi Prifti, pritet te ndezin festën e madhe me shume miq dhe te ftuar.
Festimet janë planifikuar të mbahen sonte ne Gjirin e Lalzit. Pritet qe ne kete mbremje festime te kete shume te ftuar, politikane, artiste, gazetar

Itali, bllokohet gomonia me 150 kg drogë, arrestohet shqiptari.

Postuar në 24 Mars, 2014 14:26

Nje shtetas shqiptar 26 vjeç u arrestua nga policia italiane pas kapjes se nje gomoneje pranë brigjeve të San Kataldos në Pulia.
Patrullat që po mbanin nën vëzhgim zonën ndoqën gjurmët e lëna nga mjeti lundrues në tokë dhe arritën të zbulojnë 150 kilograme marijuanë, të paketuar në shtatë çanta e të fshehur në një zonë të gjelbëruar të parkut të mbrojtur natyror.

Atentati në Tiranë, si i shpëtoi plumbave këshilltari i gjykatës së Lartë.

Postuar në 24 Mars, 2014 10:52

Një këshilltari ligjor i Gjykatës së Lartë ka shpëtuar paraditen e sotme nga një atentat me armë në zonën e ish-bllokut në Tiranë.
Juristi ndodhej në derën e kopshtit ku dërgonte djalin e tij kur u sulmua me armë.
Alban Dokushi, këshilltar i një anëtari të gjykatës së Lartë, po kthehej në automjetin e tij pas shoqërimit të djalit tëvogël në kopësht. Policia ka thënë se ndaj 35-vjeçarit është qëlluar me një plumb, i cili për fatin e mirë të tij nuk e ka prekur.
Juristi ka dalë nga automjeti i tij tip Citroen më shpejtësi dhe gjatë kësaj kohe ka pesuar dëmtime të lehta.

Marrja e statusit kandidat, Veliaj: Holanda nuk është shtet skeptik, por partner.

Postuar në 24 Mars, 2014 08:51

Marrëveshjet janë vetë integrimi ka theksuar ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj gjatë një aktiviteti për nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi mes Biznes Albania dhe qeverisë Holandeze. Veliaj theksoi se Holanda nuk është një shtet skeptik përsa i përket integrimit të Shqipërisë, por një partner.

“Di të them që janë shumë të kujdesshëm në mënyrën si i shpenzojnë paratë e tyre. Këto bashkëpunime funksionojnë. Dhe të gjithë ata që janë cinikë apo skeptikë prova e sotme e bashkëpunimit është më e gjallë që ky është integrimi.

Pr/ligji për trajtimin e të burgosurve, Hysi propozon disa ndryshime.

Postuar në 24 Mars, 2014 08:47

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut vijoi të hënën votimin nen për nen të projektligjit “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgosurve”, ndërsa shtyu për mbledhjen e radhës votimin në tërësi të tij.

Gjatë seancës, që u drejtua nga Kryetari i Komisionit, Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafa, morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto dhe Drejtoresha e Drejtorisë së Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, Edlira Jorgaqi.

Gjenden pjesët e avionit Malaysia Airline: S’ka të mbijetuar.

Postuar në 24 Mars, 2014 08:43

Gjenden pjesët e avionit Malaysia Airline. Avioni i zhdukur MH370 është rrëzuar në jug të Oqeanit Indian. Kështu ka deklaruar nga Kuala Lumpur kryeministri malajzian Najib Razak.

Edhe kompania e udhëtimieve Malaysia Airlines ka konfirmuar lajmin se avioni në fjalë ka rënë në Oqeanin Indian.

“Duhet të pranojmë që nuk ka të mbijetuar”, thuhet në një deklaratë të tyre.

Kreu i qeverisë malajziane i ka kërkuar më tej mediave të respektojnë privatësinë e familjarëve të personave që humbën jetën nga rënia e avionit.

Sot bëhen 15 vjet nga bombardimet e NATO-s në Serbi.

Postuar në 24 Mars, 2014 06:11

Sot janë mbushur 15 vite që nga ndërhyrja e forcave ajrore të NATO-s kundër shënjestrave serbe në Kosovë dhe në Serbi. 

Sulmet të cilat patën filluar pas dështimit të bisedimeve paqësore në Rambuje, u bënë me urdhër të ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana.

Aksidenti në Shkodër, mes të plagosurve edhe 6 ushtarakë.

Postuar në 24 Mars, 2014 06:06

6 ushtarakë dhe tre persona të tjerë të një familjeje janë plagosur pasi automjetet e tyre janë përplasur me njëri tjetrin në Kryebushat. Të plagosurit janë drejtuesi i njërit prej mjeteve Sokol Hasmekaj, bashkëshortja e tij 47-vjeçarja Blerina Hasmekaj dhe djali i tij S. Hasmekaj. 6 ushtarakët Gentian Rrahmani 25 vjeç, Sevahir Mataj 26 vjeç, Sytki Zaganjori 59 vjeç, Genci Leka 26 vjeç, Edmond Zhupa 34 vjeç dhe Pashk Matjashi 53 vjeç. Mësohet se 15-vjeçari S.

Basha letër Ramës: Gati të takohem për çështjet në interes të Shqipërisë.

Postuar në 24 Mars, 2014 02:43

ryetari i  Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kthyer dje përgjigje letres se kryeministrit Edi Rama ne lidhje me kerkesen e kreut te qeverise per takim sy me sy me kreun e opozites, në lidhje me reformën territoriale.

Ne pergjigje te letres se ka marre nga Rama pak dite me pare, Basha i ka bërë të diturkryeministrit Rama se është i gatshëm të takohet për të diskutuar në radhë të parë për pesë prioritetet e marrjes së statusit, por edhe për reformën administrative-territoriale.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara