Gjenden pjesët e avionit Malaysia Airline: S’ka të mbijetuar.

Postuar në 24 Mars, 2014 08:43

Gjenden pjesët e avionit Malaysia Airline. Avioni i zhdukur MH370 është rrëzuar në jug të Oqeanit Indian. Kështu ka deklaruar nga Kuala Lumpur kryeministri malajzian Najib Razak.

Edhe kompania e udhëtimieve Malaysia Airlines ka konfirmuar lajmin se avioni në fjalë ka rënë në Oqeanin Indian.

“Duhet të pranojmë që nuk ka të mbijetuar”, thuhet në një deklaratë të tyre.

Kreu i qeverisë malajziane i ka kërkuar më tej mediave të respektojnë privatësinë e familjarëve të personave që humbën jetën nga rënia e avionit.

“Familjarët janë njoftuar. Mediat të respektojnë privatësinë e familjeve”, ka thënë ai.

Avioni MH370me 239 pasagjerë u zhduk nga radarët më datë 8 mars dhe që atëherë kërkime të shumta janë kryer për gjetjen e tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.