Arkiv-Lajme të përditësuara
Shkodër, dy persona arrestohen me 16 kilogramë drogë.
Dy persona jane arrestuar nga policia e Shkodres me nje sasi prej 16 kilograme lende narkotike. Burimet zyrtare thane se Me datën 25. 03. 2014, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Vladimir Jupe, vjeç 36, banues në Tiranë, Shkëlqim Sharra, vjeç 55, banues në Tiranë.
Tiranë, arrestohet me dy armë pa leje 23-vjeçari.
Një person eshte vene ne pranga paraditen e sotme nga policia e Tiranes, pasi u kap më një sasi armësh, pa leje.
Sipas njoftimit te policisë së Tiranës, nga forcat e rendit është bërë e mundur arrestimi i shtetasit Sali Hoxha, 23 vjeç, pasi iu sekuestrua një pistoletë dhe një automatik, kallashnikov.
Operacioni i zbulimit dhe bllokimit te armëve u bë nga efektivë të Komisaritati nr. 2, në banesën e 23-vjeçarit.
Tiranë, shpërthim eksplozivi në banesën e kreut të komunës Farkë.
Shpërthim eksplozivi ne banesen e kryekomunarit te Farkës së Vogël, Fatbardh Plaku.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, ndërsa lënda eksplozive mesohet se ishte vendosur në murin rrethues të banesës së kreut te komunes.
Nga shperthimi fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar një pjesë e avllisë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e autorëve.
Hapet zyra e punës në Elbasan , Rama: Do ulim papunësinë
Kryeministri Edi Rama ka inauguruar sot zyrën e punës në qytetin e Elbasanit. Sipas tij, hapja e kësaj zyre në këtë qytet ishte e nevojshme pasi, “Ky është një qark me papunësi të lartë. Qarku i Elbasanit renditet i treti për papunësinë”.
Rama nënvizoi më tej, se shkollat profesionale duhet të jenë të lidhura me biznesin.
Edhe kryebashkiaku i qytetit të Elbasanit, Qazim Sejdiu tha se Elbasani ka nevojë për punësim. “Elbasani, duhet jetë epiqendra e punësimit”, u shpreh ai më tej.
5 qendra shëndetësore pajisen me elektrokardiogramë, Beqaj: Shërbimi dhe në zonat rurale.
Pesë qendra shëndetësore janë pajisur me elektrokardiograma të reja.Ky fakt është bërë me dije nga vetë ministri Ilir Beqaj sot nga qyteti i Durrësit.
“Elektrokardiograma do të ofrohet edhe në zonat rurale. Ndaj në gjithë vendin do të ketë 60 elektrokardiograma”-tha gjatë fjalës së tij Beqaj. Sipas ministrit të MSH-së, tashmë do të jetë e mundur që nëpër spitalet e vendit të bëhet e mundur ekzaminimi më i shpejt i sëmundjeve.
Peshkopi, 18 vjet burg dy nuseve, vranë vjehrrën me vaj të nxehtë në vesh.
Gjykata denon dy nuset qe akuzohen se vrane vjehrren e tyre me vaj te nxehte ne vesh, ne kohen kur burrat ishin ne emigrim. Gjykata e Peshkopise vendosi 10 vjet e 8 muaj burg per Xhemile Skuken dhe 9 vjet e 8 muaj per Hike Skuken, me akuzen per vrasje ne bashkepunim.
Vrasja e 67 vjeçares ne Hatesh te Peshkopise, ndodhi rreth nje vit me pare. Viktimes iu shkaktua vdekja nga njera prej nuseve e cila e groposi ate në kasollen e lopës me ndihmën e kunates tjetër.
Ndjekje e dhunshme mes policisë dhe të kërkuarit për vrasje në Kamëz.
Një i kërkuar ka arritur ti shpëtojë policisë mbrëmjen e të hënës në Kamëz. Mediat elektronike kanë transmetuar imazhet e një makine tip “BMVV” që ka përfunduar në një dyqan, pasi ka dalë nga rruga duke u aksidentuar gjatë ndjekjes nga policia.
Dy makina mësohet se çanë postbllokun e policies në Kamzë. Forcat e rendit u vunë në ndjekje pasi mendohet se në automjete kishte persona të armatosur e të dënuar përfshi edhe për vrasje.
Mes tyre dyshohet se ishte edhe N. Gj., ishte kapur në janar për 2 vrasje në Bulqizë dhe Tiranë, por i liriar më pas nga gjykata.
Kanosën me armë 40 vjecarin, tre të ndaluar në Durrës
Në vijim të informacionit paraprak te dhene per shtyp diten e sotme mbi ngjarjen e shenuar pergjate mengjesit në Durrës, në vijimësi të veprimeve proceduriale për zbardhjen e plote te rrethanave te rastit dhedokumentimin e kësaj ngjarje, në orën 18.00, u krye arrestimi në flagrancë i shtetasve: Tauland Hasa, 23 vjec, banues në fshatin Qerret Kavajë; Selim Çelçima, 29 vjec, banues në Durrës; Ismail Troplini, 32 vjec, banues në Arapaj Durrës.
Prokurori i ELUEX: Po hetohen zyrtarë të lartë të Kosovës, do ketë arrestime.
Sipas tij, prokuroria speciale e Kosovës ka hetuar dhe po heton rreth 374 raste, përfshirë edhe ato që tashmë dihen.Sipas Ratel, më së shumti janë të shqetësuar me rastet e lidhura me korrupsion qeveritar , krime të organizuara në ndërtime, autostrade e shumë fusha të tjera.
Aksident në Tiranë-Durrës, një person mbetet i plagosur
Një persona është plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme në periferi të kryeqytetit.
Ngjarja ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës, ku sipas policisë, automjeti me targa AA508IV ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi i saj.
Mëoshet se i plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forca të policisë, të cilët po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.