Shkodër, dy persona arrestohen me 16 kilogramë drogë.

Postuar në 25 Mars, 2014 08:33

Dy persona jane arrestuar nga policia e Shkodres me nje sasi prej 16 kilograme lende narkotike. Burimet zyrtare thane se Me datën 25. 03. 2014, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Vladimir Jupe, vjeç 36, banues në Tiranë, Shkëlqim Sharra, vjeç 55, banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, në Vendkalimin Kufitar Muriqan, në automjetin e tyre Tip Foristradë, me Targa AA 821 IZ, i cili drejtohej nga shtetasi Vladimir Jupe, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 kilogram e 084 gram, lëndë narkotike e dyshuar si Marihuanë.
Lënda narkotike ishte e paketuar në 15 pako të mbështjella me plastmas dhe ishte e fshehur në automjet.
Materialet në Prokurori, për veprën penale të “Trafikim të lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.