Tiranë, shpërthim eksplozivi në banesën e kreut të komunës Farkë.

Shpërthim eksplozivi ne banesen e kryekomunarit te Farkës së Vogël, Fatbardh Plaku.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, ndërsa lënda eksplozive mesohet se ishte vendosur në murin rrethues të banesës së kreut te komunes.
Nga shperthimi fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar një pjesë e avllisë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e autorëve.
Grupi hetimor ka thene se po heton në disa pista, kryesisht mbi detyrën që mban apo ndodnjë konflikt të mundshëm që mund të ketë pasur.
Fatbardh Plaku prej dy mandatesh vazhdon të jetë kryetar i Komunës së Farkës, si kandidat i Partisë Demokratike.
Add new comment