Kanosën me armë 40 vjecarin, tre të ndaluar në Durrës

Në vijim të informacionit paraprak te dhene per shtyp diten e sotme mbi ngjarjen e shenuar pergjate mengjesit në Durrës, në vijimësi të veprimeve proceduriale për zbardhjen e plote te rrethanave te rastit dhedokumentimin e kësaj ngjarje, në orën 18.00, u krye arrestimi në flagrancë i shtetasve: Tauland Hasa, 23 vjec, banues në fshatin Qerret Kavajë; Selim Çelçima, 29 vjec, banues në Durrës; Ismail Troplini, 32 vjec, banues në Arapaj Durrës.
Arrestimi i dy shtetasve të parë u krye pasi dyshohet se sot rreth orës 07.45, në lagjen 6 Durrës, në bashkepunim kanë kanosur me armë zjarri automatik duke qëlluar në ajër shtetasin T.F., 40 vjec, banues në Durrës, ndërsa shtetasi Ismail Troplini u arrestua për moskallëzim krimi.
Në vendin e ngjarjes u bllokuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sërë gëzhojash si dhe një automatik model 56.
Add new comment