Arkiv-Lajme të përditësuara
Kërkohej për tentativë vrasjeje, ndalohet i kërkuari në Tepelenë.
Efektivat e Komisariatit të Policisë Tepelenë kanë intensifikuar punën për kapjen e presonave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Në këtë kuadër , më datën 25.03.2014, Efektivat e Komisariatit të Policisë Tepelenë kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin e koduar “Dhëmbeli”, për kapjen e një personi të shpallur në kërkim për Tentativë vrasje dhe plagosje me armë zjarri.
Arrestohet 37 vjeçari në Vlorë për kallëzim të rremë.
Nga Seksioni Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut është bërë kapja dhe ndalimi për “Dëshmi të rremë” në ngarkim të shtetasit Mehmet Mitat Menaj, vjec 37, banues në Picar, Komuna Armen, Vlorë.
U kap me kallashnikov në banesë, ndalohet 41 vjeçari në Shkodër.
Është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Sokol Pali, vjeç 41, banues në Shkodër. Gjatë kontrollit në banesë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Automatik Model 56 mm, së bashku me pesë krehëra të mbushur me fishekë. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi u kaluan për kompetencë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Lezhë, pasi ky shtetas është kapur në flagrancë me disa materiale të vjedhura në qytetin e Lezhës.
Kosovë, dy grupe nxënësish përleshen me thika.
Dy grupe nxënësish u rrahën e therën me thika në Kamenicë të Kosovës.
Si pasojë 2 nxënës u rrahën fortë me 4 tjerë të gjimnazit Ismail Qemali, që ishin sjellë këtu një muaj me parë, nga shkolla simotër e Gjilanit, Zenel Hajdini, për shkak te telasheve disiplinore.
Dy nga katër nxënësit e gjimnazit janë në ndalim 48 orësh në polici. Dy tjerë, që ishin bashkë me ta, janë në kërkim.
Tiranë, ndjekje penale për 5 taksistë pa liçencë.
Pesë taksistë pa liçencë janë marrë në ndjekje penale në Tiranë. Njoftohet se Policia Rrugore dhe Antikrimi Ekonomik kanë nisur procedim penal ndaj 5 taksistëve në kryeqytet, për veprimtari të paligjshme. Burimet nga Policia bëjnë me dije se nën procedim penal janë taksistët me iniciale A.Ll., E.B., S.I., Sh.I., dhe M.Ll.
Pesë taksistët ushtronin veprimtari të paligjshme dhe nuk ishin të pajisur me liçencë.
Policia e Tiranës pritet të ndërmarrë një operacion më të gjerë për të parandaluar fenomenin e taksistëve që punojnë pa liçencë.
Kreshnik Spahiu: Shteti është marrë peng, deputetë e ministra kërkohen nga Interpoli.
Kryetari i Aleancës Kuq e Zi ka bërë akuza të forta ndajpolitikës shqiptare duke pohuar se ka deputetë e ministra në kërkim nga Interpoli. Deklaratat Spahiu i ka bërë në emisionin “Studioe Hapur” të Eni Vasilit në televizionin “Nevvs24”.
Aleanca Kuq e Zi nisi si një fenomen politik, mediatik, me një rezultat në 23 qershor të papritur ndoshta për shumëkënd, por mbi të gjitha prej jush. Ku jeni, çfarë bën AK-ja?
Tiranë, 3 persona të plagosur në dy aksidente rrugore.
Dy aksidente kanë ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 3persona.
Policia e Tiranës bën me dije se aksidenti i parë ndodhi rreth orës 16:50 në zonën e Bërzhitës .
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën për arsye që ende nuk dihen dhe për pasojë mbeten të plagosur dy persona.
Sipas policisë në aksident janë përfshirë një mjet tip “Benz” dhe një furgon. Blutë e kryeqytetit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.
Angli, gjendet trupi i shqiptarit, u hodh në det nga trageti.
Është gjetur sot në Angli trupi i pa jetë i një klandestini shqiptar që ishte hedhur nga trageti disa javë më parë.
Kufoma e shqiptarit është gjetur në në plazhin e Felikstovve. Sipas mediave britanike, viktima është Leonovid Isufaj 27 vjeç.
Ky person është hedhur nga trageti gjatë kthimit ngapolicia më 26 shkurt 2014 pasi ishte kapur me qëndrim të paligjshëm në Britani.
Diten e ngjarjes, BBC ka informuar se shqiptaret e hedhur nga trageti kane qene dy persona.
Ngjarja
Presidenti Nishani dekreton amnistinë për të burgosurit, ja kush përfiton.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi shpalljen e ligjit “Për dhënie amnistie” dhe ndryshimet në kodin e procedurës penale. Këto dy pr/ligje u miratuan pak ditë më parë në Kuvend me shumicë të cilësuar.
Burg për ata që vjedhin energji.
Sipërmarrësit që vjedhin energjine elektrike do të dënohet deri në 5 vjet burg. Qeveria ka bërë gati një amendament për të ndryshuar kodin penal, i cili ashpërson fort masat për ata që vjedhin energjine elektrike, si për biznesin ashtu dhe për familjarët. Drafti që në fillim përcakton qartë se vjedhja e energjisë elektrike nuk do të konsiderohet më si kundravajtje penale, por do të quhet automatikisht krim, i cili dënohet me burgim.