Arrestohet 37 vjeçari në Vlorë për kallëzim të rremë.

Nga Seksioni Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut është bërë kapja dhe ndalimi për “Dëshmi të rremë” në ngarkim të shtetasit Mehmet Mitat Menaj, vjec 37, banues në Picar, Komuna Armen, Vlorë. Ndaj këtij shtetasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale “Dëshmia e rremë” parashikuar nga neni 306/2 I Kodit Penal pasi në Gusht të vitit 2013 ka kallëzuar faktin se është vjedhur me dhunë nga një shtetas ndaj të cilit ka filluar edhe procedimi penal, ndërkohë që gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore në lidhje me këtë fakt ka ndryshuar deklarimin e tij.
Add new comment