Arkiv-Lajme të përditësuara

Durrës, hajdutët çmontojnë makinën e emigrantit në rrugë.

Postuar në 28 Mars, 2014 13:36

Hajdutët nuk kanë arritur ta marrin nga vendi ku ishte parkuar, ndaj i kanë hyrë punës për ta cmontuar. Ata i kanë vjedhur çdo pjesë te tij, duke i lënë vetëm kabinën.
Ngjarja u konstatua nga pronari i automjetit, emigrant i sapo kthyer nga Anglia. Ne lagjen nr 5 në Durrës, kur shkoi të marrë makinën është befasuar.

Lezhë, Operacioni “Mërkuri i bardhë”, procedim penal për dy administratorë supermarketesh.

Postuar në 28 Mars, 2014 13:20

Dy shtetas me detyrë administratorë supermarkesh në rrethin Lezhë do të ndiqen penalisht për veprat ”Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”  dhe ”Fshehja të ardhurave”.

Basha: E vërteta doli ne dritë, Rama refuzon konsensusin.

Postuar në 28 Mars, 2014 13:15

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë për televizionin Klan deklaroi se letërkëmbimi me Ramën i shërbeu shqiptarëve për të parë teatrin politik dhe për t’i dhënë fund demagogjisë së paralajmëruar nga opozita se, Kryeministri nuk është për miratimin në mënyrë konsensuale të reformës administrative-territoriale.

Basha paralajmëroi mazhorancën se nëse do ta miratojë e vetme këtë reformë, atëherë opozita do t’i drejtohet protestave në sheshe.Intervista e plotë e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha

 

Vdekja e shqiptarit në burgun grek, Totozani kërkon shpjegime nga MPJ Shqiptare dhe e Greqisë.

Postuar në 28 Mars, 2014 13:03

Avokati i Populltm, Igli Totozani nëpërmjet një letre i kërkon Ministrisë së Jashtme Shqiptare të ndjekë nga afër ngjarjen e ndodhur në burgun e Malandrinos, ku një shtetas shqiptar është gjetur i vdekur në qelinë e tij.

Operacioni “Konti”, sekuestrohen 600 kg kanabis në Korçë.

Postuar në 28 Mars, 2014 12:52

Nga ana e Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme ,prane Drejtorisë së Policisë Qarku Korçë, u finalizua  rreth orëve të para të mëngjesit operacioni  i koduar “KONTI”.  Ne kuader te ketij operacioni është kapur një sasi prej 600 kg  lënde narkotike e dyshuar si canabis sattiva. Ku si rezultat u bë kapja  dhe u arrestimi  në flagrancë i shtetasve të dyshuar: Tomi (Gazmir) Fatos Hila, 31 vjeç, banues në  fshatin Dardhe,Hotolisht-Librazhd dhe Mariglen Shkelqim Topuzi,  vjeç, 28, banues në Pogradec.

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen 2 këmbësorë.

Postuar në 28 Mars, 2014 12:32

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, e për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona. 
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të mbikalimit të Fllakës, ku dy këmbësorët janë përplasur nga një makinë tip ‘Ford’ me targë AA05FD, dhe më pas janë dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit. Mësohet se të plagosurit janë D.F 62 vjeçe dhe R.H 53 vjeçe.

Ndërkohë policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa ka shoqëruar drejtuesin e makinës, 31-vjeçarin G.SH.

Abuzuan me detyrën, prokuroria akuza për 2 ish zyrtarë të Aluiznit Vlorë.

Postuar në 28 Mars, 2014 12:31

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj dy ish-zyrtarë të lartë të Drejtorisë së ALUIZNI-t në Vlorë, të akuzuar për shpërdorim detyre. Ish-drejtori Roland Tafilaj dhe ish-përgjegjësi i sektorit të Urbanistikës dhe Legalizimit, Besnik Zërra akuzohen nga prokuroria se kanë legalizuar në kundërshtim me ligjin, në favor të disa shtetasve, hapësira publike në zonën e njohur “Tre Racat” në këtë qytet.

Me 31 mars bllokohet sërish tuneli Tiranë -Elbasan.

Postuar në 28 Mars, 2014 12:30

Bllokohet serish tuneli Tirane-Elbasan ne zonen e Krrabes. Për shkak të kryerjes së punimeve për mirëmbajtje, tuneli Tiranë-Elbasan do bllokohet më datën 31 mars, nga 08:00 e mëngjesit, e deri në orën 22:00 të mbrëmjes.

Lajmin e ka bërë me dije Policia Rrugore e Elbasanit.

Si pasojë e ndërhyrjeve dhe bllokimit të tunelit, do të bëhet e mundur dhe devijimi i automjeteve, të cilët padyshim do të duhet të kalojnë nga aksi i vjetër rrugor, ai i Kërrabës.

Sarandë, i dënuari arratiset, pranga policit që la vendin e shërbimit.

Postuar në 28 Mars, 2014 12:28

Një punonjës policie është vënë në pranga pasi u largua nga vendi i shërbimit duke lejuar kështu një person të ndaluar, të largohet nga dhoma e paraburgimit në Spitalin e Sarandës.

Sipas njoftimit të ministrisë së Brendshme, me datë 28.03.2014, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë Delo Latif Xholi, me detyrë Trupë Shërbimi në Seksionin e Policisë Rendit në Komisariatin e Policisë Sarandë, pasi ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të  detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Lushnjë, gjendet në kanal trupi i dekompozuar, u aksidentua 2 muaj më parë.

Postuar në 28 Mars, 2014 03:47

Një kufomë e dekompozuar është gjetur sot paradite në një kanal në autostradën Lushnje-Fier.Banorë të zonës kanë ndjerë erën e keqe dhe më pas kanë zbuluar në kanal një trup të seksit mashkull që kishte nisur procesin e dekompozimit.

Nga kqyrja që iu bë kufomës dyshohet se vdekja mund të ketë ndodhur prej 2 muajsh. Nga hetimet e para dyshohet se personi që u gjet i vdekur, mund të jetë aksidentuar nga ndonjë automjet dhe për pasojë ka përfunduar në kanal duke gjetur dhe vdekjen. Policia po vijon punën për identifikimin e viktimës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara