Durrës, hajdutët çmontojnë makinën e emigrantit në rrugë.

Hajdutët nuk kanë arritur ta marrin nga vendi ku ishte parkuar, ndaj i kanë hyrë punës për ta cmontuar. Ata i kanë vjedhur çdo pjesë te tij, duke i lënë vetëm kabinën.
Ngjarja u konstatua nga pronari i automjetit, emigrant i sapo kthyer nga Anglia. Ne lagjen nr 5 në Durrës, kur shkoi të marrë makinën është befasuar.
Policia konfirmoi se hajdutët kishin vjedhur katër dyert, grupin e timonit, prapakolpin dhe një gomë rezervë.
E konsideruar si e pazakontë për blutë e Durrësit, mendohet të ketë ndodhur gjatë natës, duke zbardhur dita e sotme.
Sipas policisë autorët pasi kanë thyer njërin nga xhamat trekëndësh në derën e pasme, kanë vjedhur çdo pjesë letësisht të çmontueshme, duke lënë vetëm kabinën e sedilet.
Add new comment