Arkiv-Lajme të përditësuara
U dënua me 17 vite burg për trafik femrash, prangoset në Tiranë 37 vjeçari.
Nga forcat e policisë u kap shtetasi i shpallur në kërkim Hamza Xhetan Karoshi, vjeç 37, nga Dibra. Gjykata për Krime të Rënda Tiranë me vendim nr. 18, datë 23.03.2005, e ka dënuar këtë shtetas me 17 vjet burgim.Shtetasi Hamza Karoshi është deklaruar fajtor për kryerjen e veprës penale trafikim i femrave për qëllime prostitucioni, parashikuar nga neni 114/b pika 2 e Kodit Penal.
Ndalohet 29 vjeçari në Korçë, aksidentoi dy gra.
Policia e Korçës njoftoi se u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Nertil Bashkim Tabaku, 29 vjeç, banues në fshatin Sovjan. Pasi në hyrje të fshatit Sovjan, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip Opel, me targa AA 810 GR, ka aksidentuar shtetaset (kalimtare) I.F, 60 vjec, banuese në fshatin Kakaç – Korçë, dhe shtetasen H .B, 70 vjec, banuese në fshatin Petrushë – Pogradec, të cilat ndodhen në spitalin Rajonal Korçë, jashtë
Itali, sulm me acid ndaj avokates, dënohen me nga 14 vjet burg dy shqiptarët.
Gjykata në Pesaro dënoi me nga 14 vjet burg secilin nga 2 shqiptarët, Alistin Precetaj nga Shkodra , 29-vjec dhe Rubin Talaban, 32 vjec, të cilët vitin e kaluar sulmuan me acid avokaten italiane, Lucia Annibali.
Ndërsa ish- i fejuari i saj, avokati 37-vjecar, Luca Varani, si fajtori kryesor i sulmit u dënua me 20 vjet burg. Ndërsa vetë avokatja është shprehur se asgjë nuk mund të më shpërblehet. “Nuk kam asnjë lloj inati, e rëndësishme është, që tani të jetoj e qetë me jetën time të re”- u shpreh avokatja pas vendimit të gjykatës.
Takohen Ngjela dhe Spahiu, vendosin bashkëpunimin në politikë.
Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela dhe kryetari i Aleanca Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu kanë rënë dakord sot të jenë bashkë në frontin politik, duke përcaktuar së bashku dhe tre pikat e bashkëpunimit politik, si patriotizmi, lufta kundër korrupsionit dhe politika e jashtme.
Pas takimit mes tyre gjatë ditës së sotme, avokati Spartak Ngjela ka deklaruar për mediat se pas dakordësisë për tre pikat e përbashkëta të aleancës së re mes dy subjekteve politike, në ditët në vijim do të shpalosen programet e dy partive.
PD: Rama-Meta nuk heqin dorë nga kapja e AMA për interesa klienteliste.
Deputeti i PD, Boçi, denoncon manovrat e mazhorancës në shkelje të ligjit dhe rregullores së Kuvendit. Deputetët e PD, kallëzim penal për përgjegjësit e falsifikimit të memos
Deklarata e Luciano Bocit:
Digjet fuoristrada në Vlorë, policia nis hetimet
Një automjet u dogj gjatë natës në qytetin e Vlorës. Makina tip fuoristradë me targa AA 382 IU është shkrumbuar nga zjarri në rrethana të paqarta. Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së quajtur “Omonia”, ndërsa nuk dihen rrethanat në të cilat automjeti është përfshirë nga flakët. Ndërkaq nga ana e bluve kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit, ku do të jetë ekspertiza ajo që do të përcaktojë nëse zjarri ka qenë shkak i ndonjë defekti teknik të automjetit, apo është provokuar nga persona qëllimisht.
Incident në sallën e gjyqit në Korçë, i pandehuri i bie murit me kokë
Një incident ka ndodhur në sallën e gjyqit në Korçë, teksa po jepej masa e sigurisë ndaj katër personave të cilët akuzohen për transportimin e një sasie lënde eksplozive të llojit tritol. Më 27 mars, Policia e Korçës arrestoi katër të rinj, të cilët po transportonin 101 kallëpë tritol. Sergej Cenolli, Ledion Shupa, Vasjan Plasari dhe Halil Agolli ishin duke udhëtuar në drejtim të qytetit të Korçës me një automjet BMW, dhe u kapën përkatësisht në fshatin Lozhan, duke transportuar sasinë e tritolit.
Arrestohet njëri prej grabitësve të grave, aksidentoi dy policët në Tiranë.
Dy efektivë të policisë janë aksidentuar ditën e sotme në Tiranë në përpjekje për të ndalur dy të rinj të kërkuar për tentativë vjedhjeje.
Të rinjë ende të paidentifikuar, kanë tentuar të grabisin çantën e një gruaje në zonën e ish-bllokutdhe në përpjekje për tu larguar kanë përplasur me motor një polic pranë stadiumit “Qemal Stafa.”
Burime policore thanë se më pas, të njëjtët persona kanë aksidentuar edhe një tjetër polic në zonën e Pazarit të ri. Aty ata kanë brakstisur motorrin dhe janë larguar në rrugicat e lagjes.
Shkodër, makina aksidenton për vdekje 70-vjeçarin.
Aksidentohet për vdekje një i moshuar në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në aksin Stom-Golem.
Policia ka thënë se viktima është identifikuar të jetë Ndok Rripa, 70 vjeç i cili ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një automjet.
Efektivat e policisë së Shkodrës kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit që përplasi të moshuarin.
Forcat e rendit mbërritën në në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Deklarata e policise
Shpërthimi i granatës në Librazhd, Ushtria: Në atë zonë s`bëhet demontim.
Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ka reaguar sot në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Librazhd ku një shtetas mbeti i vdekur dhe dy të tjerë u plagosën pas shpërthimit të një granate në një ish zonë ushtarake ku ishte bërë demontim.
Shtabi i FA shpreh ngushëllimet familjarëve të Arben Doskut që mbeti i vdekur nga shpërthimi i granatës.
“Do të bëjmë të pamundurën për të shmangur të tilla incidente megjithëse vërejmë shqetësim se bëhet shumë pak nga pushteti lokal”, thekson ushtria.