Arkiv-Lajme të përditësuara

Presidenti Nishani pritje në 5-vjetorin e pranimit në NATO.

Postuar në 01 Prill, 2014 13:06

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, njëherësh komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura, mbajti një ceremoni pritje në Pallatin e Brigadave për 5-vjetorin e anëtarësimit nëNATO.
Në pritjen e Presidentit munguan Kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta të cilët ndodhen të dy jashtëvendit me vizita zyrtare.
Nga qeveria, e pranishme ka qene ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
I pranishëm në ceremoni ka qenë Ambasadori Amerikan, Alexander Arvizu.

Lezhë, ekzekutohet me armë zjarri 19-vjeçari.

Postuar në 01 Prill, 2014 13:05

Vritet me armë zjarri në Lezhë një 19-vjeçar. Policialokale informon se mbrëmjen e sotme rreth orës 19.30 është qëlluar me armë një i ri me origjinë nga fshati Mercin i Lezhës.
Policia ka thënë se viktima ka mbetur i plagosur në vendin e ngjarjes nga goditja me armë zjarri dhe më pas ka gjetur vdekjen gjatë rrugës për në spital

Dëmi mijëra dollarë, paditen në prokurori 20 ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme.

Postuar në 01 Prill, 2014 08:32

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ka bërë kallëzim penal pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për 20persona, ish-drejtues dhe punonjës në strukturat e këtij dikasteri dhe Policisë së Shtetit, të cilët janë përgjegjës për një dëm prej qindra mijëra dollarësh shkaktuar buxheti të shtetit.

Berisha heq dorë nga mandati i deputetit, Erla Mehilli: Gënjeshtër 1 Prilli.

Postuar në 01 Prill, 2014 08:30

Zedhenesja e Ish-Kryeministrit Sali Berisha, Erla Mehilli reagoi duke mohuar nje lajm te publikuar nga nje e perditshme ne kuader te 1 Prillit, dites se genjeshtrave. Gazeta kishte shkruar me shaka se Berisha ka dhene doreheqjen nga mandati i deputetit dhe kete e kishte konfirmuar zedhenesja Erla Mehilli. Por kjo e fundit poston nje status ku shkruan “Gazeta e Kocos akoma vazhdoka te thote genjeshtra me 1 Prill ( diten e rrenave). Paskerkan shkruajtur sikur Berisha paska dorezuar mandatin. Si femijet akoma besokan tek 1 Prilli si dite genjeshtrash.

Greqi, lëshohen 8 urdhërarreste për vdekjen e shqiptarit Ilia Kareli.

Postuar në 01 Prill, 2014 06:39

Prokurori i Amfissas Niko Antonarakis lëshoi sot 8 urdhërareste, lidhur me vdekjen nga dhuna e të dënuarit shqiptar Ilia Kareli.

8 urdhërarrestet janë lëshuar për zyrtarë të burgut të Nigritës, të cilët dyshohet të jenë përfshirë në dhunën ndaj të dënuarit.
Ata akuzohen për rrahje dhe torturë me pasojë vdekjen dhe dëmtime të rënda të qëllimshme.

Aksident në Tiranë-Durrës, furgoni përmbyset në rrugë, 2 të lënduar.

Postuar në 01 Prill, 2014 05:33

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme në kilometrin e 12 të autostradës Tiranë-Durrës.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete, një furgon me targë AA106JA dhe një makinë me targë AA320 IS.

Si pasojë e përplasjes furgoni është përmbysur në mes të rrugës, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve. Dy personat që udhëtonin në mjetin tip furgon janë lënduar lehtë.

Durrës, atentati ndaj biznesmenit, policia shoqëron 12 persona.

Postuar në 01 Prill, 2014 04:53

Rreth  12 persona që mendohet se mund të kenë dijeni për atentatin ndaj biznesmenit Ilir Hoxha, mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “4 rrugët e Shijakut” janë shoqëruar sot nga Policia e Durrësit.

42-vjeçari është qëlluar me breshëri kallashnikovi në afërsi të banesës së tij. Burime pranë grupit hetimor pohuan se Ilir Hoxha njihej si person problematik dhe ishte i skeduar për trafik lëndësh narkotike.

Sipas hetuesve të çështjes, pista kryesore është ajo e hakmarrjes për shkak të konkurrencës.

Zhdukja e të riut në kanione, denoncohet personi që mblidhte para tek Shpella e Pëllumbasit.

Postuar në 01 Prill, 2014 04:52

Komuna Bërzhitë ka denoncuar në polici shtetasin Behar Duqi, i cili akuzohet për mashtrim dhe mbledhje të të ardhurave abuzive, pasi u merrte nga 50 lekë të gjithë personave që vizitonin Shpellën e Pëllumbasit, në kanionet e Erzenit.
Sipas Bashkisë së Bërzhitës, shtetasi Behar Duqi u shkarkua para dy vitesh si punonjës i bashkisë dhe tashmë rezulton se u kërkonte para në emër të bashkisë, personave që vizitonin Shpellën e Pëllumbasit.

Gjirokastër, grushta policit, arrestohet një person, në kërkim vëllai i tij.

Postuar në 01 Prill, 2014 04:49

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar sot shtetasin Florjan Zife dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij, E.Zife.

Ky i fundit u arrestua pasi goditi me grushtë një efektiv të policisë rrugore.

Sipas policisë së qytetit jugor, i arrestuari dhe vëllai i tij kundërshtuan një gjobë të policisë rrugore për parkim të gabuar. Kur kanë parë gjobën në mjetin e tyre ata janë revoltuar dhe e kanë goditur policin me grushta

Kufoma pa emër nga 29 marsi në Lushnje, morgu apel për identifikimin.

Postuar në 01 Prill, 2014 04:46

Mjekësia Ligjore ka bere sot nje apel ndaj qytetareve për identifikimin e një kufome te gjetur pa jete në Lushnjë ne daten 29 mars.
Policia ka thene se kufoma u gjet katër ditë më parë në aksin Lushnjë-Fier. Njoftohet se kufoma e dekompozuar eshte e seksit mashkull.
Sipas njoftimeve, mesohet se viktima rreth 30 vjeç, ndersa gjatësia e viktimes eshte 1.75 cm.
“Në rrobat e kufomës u gjetën qeska duhani, prerëse, një stilolaps”, kane thene burimet nga mjekesia ligjore,

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara