Arkiv-Lajme të përditësuara

Ekspertiza: Ilia Karelit i shkulën zemrën në burgun grek.

Postuar në 01 Prill, 2014 04:42

Skandal grek me vdekjen e Ilir Karelit. Shqiptarit që vrau gardianin në burgun e Malandrinos i është shkulur zemra dhe nxjerrë njëri sy. Torturat çnjerëzore që i shkaktuan vdekjen në qelitë e burgut të Nigritës janë konfirmuar nga ekspertët e mjekësisë ligjore, të cilët, me urdhër të Prokurorisë së Fierit i bënë autopsinë të ndjerit, Ilir Kareli alias Kudret Kume.

Ndërpriten kërkimet për 18-vjeçarin e mbytur në Erzen.

Postuar në 31 Mars, 2014 16:10

Asnjë gjurmë nuk eshte gjetur nga i riu 18-vjeçar Erjon Alizoti, i humbur një ditë më parë në kanionet e lumit Erzen, në periferi të Tiranës. Kamera e Vizion Plus ka përshkruar ketë të hëne rrugën që kanë ndjekur të rinjtë gjatë ditës së dielë nga fshati Pëllumbas për në kanionet e lumit Erzen, ku forcat RENEA kërkuan për Erjon Alizotin, 18-vjeçarin e humbur që nga dreka e një dite më parë. Jemi 25 km larg qendrës së Tiranës, në Skurron.

Atentat me armë te “katër rrugët e Shijakut”, plagoset biznesmeni.

Postuar në 31 Mars, 2014 14:59

Një biznesmen nga Shijaku është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e të hënës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.20 në zonën e njohur si katër rrugët e Shijakut.
Policia ka thënë se i plagosuri është biznesmeni Ilir Hoxha. Ai njoftohet se u qëllua në momentin që zbriti nga makina për të shkuar në banesën e tij.
Policia ka thënë se Ilir Hoxha është qëlluar nga persona të paidentifikuar të cilët kanë pritur momentin kur ai ka zbritur nga makina BMVV me të cilën po udhëtonte.

Kryeparlamentari Meta, nis sot vizitën zyrtare në Danimarkë.

Postuar në 31 Mars, 2014 14:41

Kryetari i Kuvendit , Ilir Meta nisi sot nje vizitë zyrtare në Danimarkë i shoqëruar  nga deputetet Gramoz Ruci, Olta Xhacka, Shpëtim Idrizi, Agron Duka, Musa Ulqini.

Ai u prit  në Aeroportin e Kopenhagenit nga homologu i tij danez Lykketoft.

Të dy homologët shprehën bindjen se ky takim do tu shërbejë forcimit të marëdhënieve ndër parlamentare mes dy vendeve.

Fier, varroset me flamurin kombëtar shqiptari i vrarë në burg në Greqi.

Postuar në 31 Mars, 2014 12:32

Familja e Kudret Kumes (Ilia Kareli), shqiptari qe u masakrua ne burgun grek ka refuzuar te percjelle trupin e pajete per ne banesen e fundit pa mesuar te verteten e vdekjes se 42-vjeçarit, qe ne Greqi.
Nuk ka mjaftuar konfirmimi helen per dhunen dhe nena e tij e semure i ka kerkuar shtetit shqiptar qe te hedhe drite e temarre shkakun e vdekjes sedjalit ne burg qe prej vitit 1997.

Lushnje, arrestohet polici në gjendje të dehur, aksidentoi kalimtarët.

Postuar në 31 Mars, 2014 12:30

Arrestohet punonjësi i Policisë, i akuzuar se në gjendje të dehur ka aksidentuar dy qytetarë.
Ministria e Brendshme njoftoi se shërbimi i Kontrollit të Brendshëm arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë të rolit bazë,Ramadan Zeqo, me detyrë specialist i Hetimit dhe Parandalimit të Krimeve në Stacionin e PolicisëRrogozhinë.
Polici akuzohet për veprat penale “Shkelje të Rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Tiranë, rrahu gruan se nuk i bleu birrë, 9 muaj burg bashkëshortit.

Postuar në 31 Mars, 2014 12:29

Nëntë muaj burg është dënimi i dhënë nga Gjykata e Tiranës për shtetasinEdmond L. nga Kamza, i cili u shpall fajtor për dhunimin e bashkëshortes.
Sipas prokurorisë, Edmondi e kishte rrahur dhe kërcënuar me thikë bashkëshorten, pasi sipas tij, kjo e fundit nuk ikishte blerë birrë në vaktin e darkës.
Gjykata vendosi ta dënojë Edmon L. me 9 muaj burg, por ai do të kryejë vetëm 6 pasi tre muaj ka qëndruar në paraburgim.
Gjyqtari Artan Gjermeni tha se i pandehuri, 9 muaj më parë debatoi me bashkëshorten pasi në tavolinën e ngrënies mungonte birra.

Arrestohet 28-vjeçari, e dënoi gjykata për vjedhje me nje vit e 6 muaj burg.

Postuar në 31 Mars, 2014 10:35

Policia e Tiranës arrestoi në flagrancë shtetasin Arbi Hasani të dënuar nga gjykata me 1 vit e 6 muaj heqje lire për vjedhje. Burime Policore bënë të ditur seeshte arrestuar në flagrancë shtetasi Arbi Bujar Hasani, 28 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim të datës 11.03.2014 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, duke e dënuar me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim për veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”.

Shtyhet sërish gjyqi ndaj kryebashkiakut të Kamzës, Mziu.

Postuar në 31 Mars, 2014 10:34

Shtyhet sërish gjyqi ndaj kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe favorizim në tendera duke shkelur përkatësisht nenin 41 të kodit penal.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë kërkesa e avokatit të ri të të pandehurit tjetër në këtëproces, Bujar Loshi, për t’u njohur me aktet ligjore me të cilat prokuroria mbështet akuzën ndaj tij.

Akuzat e PD, ALUIZNI: Shaban Memia i dha truallin hotel “Diplomatit”

Postuar në 31 Mars, 2014 10:32

Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t ka sqaruar qytetarët në lidhje me akuzat e PD për rastin e Hotel Diplomatit, sipas të cilës ka përfituar në mënyrë abuzive truallin prej këtij institucioni.

“Nëse do të na kishin kërkuar dokumentacionin do j’ua kishim dhënë vetë ne dhe nuk do të kishte qenë nevoja të bënin fotografi fshehuriçkazi.

Meqënëse fotografitë e bëra prej tyre me celuar ishin të turbullta, bashkëlidhur po paraqesim dokumentat origjinale.Subjekti në fjalë ka bërë vetëdeklarimin më dt. 11.11.2006. (Bashklidhur fotokopje e vetëdeklarimit).

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara