Atentat me armë te “katër rrugët e Shijakut”, plagoset biznesmeni.

Postuar në 31 Mars, 2014 14:59

Një biznesmen nga Shijaku është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e të hënës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.20 në zonën e njohur si katër rrugët e Shijakut.
Policia ka thënë se i plagosuri është biznesmeni Ilir Hoxha. Ai njoftohet se u qëllua në momentin që zbriti nga makina për të shkuar në banesën e tij.
Policia ka thënë se Ilir Hoxha është qëlluar nga persona të paidentifikuar të cilët kanë pritur momentin kur ai ka zbritur nga makina BMVV me të cilën po udhëtonte.
Biznesmeni që sipas policisë është person me precedentë penalë, është dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.