Arkiv-Lajme të përditësuara

Bashkia Tiranë: Vrasja e qenve, konsultë me shoqatat.

Postuar në 29 Mars, 2014 12:57

Bashkia e Tiranës e njeh ndjeshmërinë dhe shqetësimin e një pjese të rëndësishme të komunitetit për qentë e rrugës. Siguria e qytetarëve por edhe trajtimi i kafshëve janë parimet kryesore të punës tonë në qytet. Ngjarjen e bërë publike disa ditë më parë, ne e kemi trajtuar me shqetësimin dhe përgjegjësinë maksimale dhe kemi marrë masa që ngjarje të tilla të mos ndodhin më. Bashkëpunimi me Institutin Veterinar ka mundësuar matrikullimin, sterilizimin dhe vaksinimin e qenve të rrugës.

Lame i përgjigjet PD-së: Gjeni një copë letër timen në kundërshtim me ligjin.

Postuar në 29 Mars, 2014 12:56

Në bibliotekën e qytetit të Lezhës është bërë ceremonia e ndarjes së lejeve të para të legalizimit nga qeveria Rama për këtë qark. Në këtë aktivitet ka marrë pjesë Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, Drejtor i Përgjithshëm e ALUIZNI-t Artan Lame, deputeti i Lezhës Arben Noka si dhe kreu i ALUIZNI-t Lezhë Pashk Luka. Znj. Gjermeni si dhe z. Lame kanë shpjeguar ligjin e ri për legalizimin që pritet të kalojë në komisionet parlamentare.

Shtabi i Ushtrisë reagon për ngjarjen në Librazhd: Vështirë të kontrollohet imtësisht terreni.

Postuar në 29 Mars, 2014 12:55

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura shprehin ngushëllime të thella familjarëve të Arben Doskut i cili humbi jetën sot dhe Lavdrim e Alfred Dosku që mbeten të plagosur në fshatin Zgarë të Librzhdit.
Forcat e Armatosura kanë bërë dhe do të vazhdojnë të bëjnë të pamunduren për të shmangur ngjarje dhe incidente të këtij lloji me pasojë humbjen e jetëve njerzore apo dëmtimin e banorëve, por vërjnë me shqetësim se shumë pak bëhet nga pushteti lokal.

1 i vdekur dhe 2 të plagosur në Librazhd, PD: Ministria e Mbrojtjes e papërgjegjshme.

Postuar në 29 Mars, 2014 12:53

Partia Demokratike reagoi publikisht ne lidhje me ngjarjen e ndodhur ne Librazhd diten e sotme ku gjate kerkimit te skrapit ne nje zone me mbetjeushtarake humbi jeten nje person dhe mbeten te plagosur dy te tjere.

Deklarata e plote e deputetit te PD-se Alban Zeneli: 

Rikthehet Ora e Verës, nga e diela do të flemë 60 minuta më pak.

Postuar në 29 Mars, 2014 06:08

Nga dita e nesërme, me 30 mars, rikthehet ora e verës.

Kjo do të thotë se do të flemë 60 minuta më pak, sepse ora do të kthehet 60 minuta pas. Kështu, në orën 2:00 të natës të së shtunës (29 mars), akrepat e orës duhet të lëvizin 1 orë përpara, domethënë do të shkojnë nga 02.00 në 03.00.

Shkodër, arrestohet një 36-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje.

Postuar në 29 Mars, 2014 05:57

Një 36-vjeçar, i cili ishte person i shpallur në kërkim i akuzuar për vrasja, u arrestua në orët e para të mëngjesit të sotëm pas një operacioni të sherbimeve te Drejtorisë se Policisë se qarkut Shkodër.
Zëdhënësi i Drejtorisë se Policisë, Bardhyl Saliu, tha  se i arrestuari eshte Gjin Ndreu, banues në Shkodër, per të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka dhënë masën e sigurisë «Arrest me burg». Sipas tij, ky shtetas është i dyshuar si autor i vrasjes së shtetasit Marjan Martini, ngjarje e ndodhur në fshatin Gur i Zi me 23. 11. 2013.

Vdes biznesmeni i duhanit, u qellua me plumba ne koke një javë më parë.

Postuar në 29 Mars, 2014 05:55

Ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës biznesmeni i duhanit 48-vjeçar Ndue Cini.
Biznesmeni i duhanit s’ka mundur ti shpëtojë vdekjes si pasojë e plagëve të marra nga atentati i kryer ndaj tij një javë më parë në Shkodër,ndërsa ishte duke iu afruar banesës së tij.

Prej një jave Cini ndodhej në spitalin Ushtarak në Tiranë ku dhe ka ndërruar jetë.

Dyshohet se biznesmeni është qëlluar nga vrasës me pagesë.

Tiranë , ishte shpallur në kërkim, arrestohet 33 vjeçari.

Postuar në 29 Mars, 2014 05:53

Arrestohet në Tiranë Joel Ziu për vrasje e mbetur në tentativë e ndodhur dy ditë më parë. Burime Policore bënë të ditur se më datë 28.03.2014 rreth orës 22.00 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Joel (Julian) Agim Ziu, 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar disa herë me parë, për vepra penale të ndryshme.

Trafiku i drogës, 6 persona në pranga për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Postuar në 29 Mars, 2014 05:51

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 shtetas për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Sipas burimeve policore, mësohet se, më datë 28.03.2014 rreth orës 13.30, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xhulio Ylli Bufi, 18 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, sepse këtij shtetasi rreth orës 12.00, në rrugën “Gjon Muzaka”, ju gjet dhe sekuestrua një qese farmacie brenda të cilës kishte bimë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Materialet j kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikeve”.

Zjarri në burgun e Rrogozhinës, bien në pranga dy autorët.

Postuar në 29 Mars, 2014 05:50

Arrestohen dy autorët e dyshuar te vedosjes së zjarrit në burgun e Rrogozhinës.
Policia informon se Ledjon Gjika 23 vjec, banues në Libofsh Fier dhe JurgenMeçalliu 20 vjec, banues në Fier janë prangosur nga blutë, pasi këta shtetas në bashkëpunim me njeri- tjetrin dyshohet se janë autor të zjarrvënies e ndodhur më datë 31.01.2014, rreth orës 20.10, në I.E.V.P Rrogozhinë.
Policia ka thene se materailet ju kaluan Prokurorisë Kavajë për hetime të mëtejshme.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara