Zjarri në burgun e Rrogozhinës, bien në pranga dy autorët.

Arrestohen dy autorët e dyshuar te vedosjes së zjarrit në burgun e Rrogozhinës.
Policia informon se Ledjon Gjika 23 vjec, banues në Libofsh Fier dhe JurgenMeçalliu 20 vjec, banues në Fier janë prangosur nga blutë, pasi këta shtetas në bashkëpunim me njeri- tjetrin dyshohet se janë autor të zjarrvënies e ndodhur më datë 31.01.2014, rreth orës 20.10, në I.E.V.P Rrogozhinë.
Policia ka thene se materailet ju kaluan Prokurorisë Kavajë për hetime të mëtejshme.
Nga zjarri në burg u asfiksuan 21 të dënuar dhe që atëherë policia shpalli në kërkim dy të paraburgosurit Ledion Gjika i akuzuar për vjedhje dhe Jurgen Meçalliu, i cili ndodhej nën masën arrest me burg për armëmbajtje pa leje.
Autoresia e tyre ne vendosjen e zjarrit eshte zbuluar vetëm një ditë pas zjarrit, nga këqyrja e kamerave të sigurisë në institucionin e vuajtjes së dënimit.
Add new comment