Arkiv-Lajme të përditësuara

INUK prish një objekt pa leje në Mallakastër, 200 banorë në protestë.

Postuar në 28 Mars, 2014 03:46

200 banorë të fshatit Rroms në Mallakastër kanë dalë sot në protestë për të mos lejuar prishjen e një objekti në ndërtim.Mësohet se INUK ka nisur ta prishë sot objektin në fjalë.

Edhe një javë më parë kur INUK dhe forcat e policisë shkuan për të prishur pikën e karburantit në ndërtim, pati reagime të dhunshme nga ana e pronarëve dhe për pasojë u dash ndërhyrja e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, për të vënë në kontroll situatën. Policia u detyrua të përdorte gaz lotsjellës për të shpërndarë banorët, ndërsa FNSH-ja mban ende të rrethuar pikën e karburantit.

Tepelenë, arrestohet i shumëkërkuari në Gjermani, hapi biznese në Shqipëri.

Postuar në 28 Mars, 2014 03:45

Një shtetas shqiptar shumë i kërkuar për llogari të drejtësisë Gjermane është arrestuar nga policia e Gjirokastrës. Burimet zyrtare thanë se Klaudjos Dervishi 36 vjec u kap ne vendlindjen e tij ne Zhapokika te Tepelenës.

I arrestuari mësohet se kërkohej nga shteti gjerman si pjestare i nje grupi kriminal si dhe per seri vjedhjes ne Gjermani.

Gjatë operacionit u vendos masa e sekuestros për një sërë pronash të dyshuara si astete kriminale, si një Fabrikë Vaji, një plantacion me ullinj, një hotel dhe tre automjete.

Lushnje, digjen gjatë natës dy makinat e kreut të komunës.

Postuar në 28 Mars, 2014 03:43

Dy automjete të kryetarit të Komunës Terbuf në Lushnje u shkrumbuan nga zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Policia lokale ka thene se nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, nderkohe qe kryekomunari Astrit Dervishi tregoi se dy mjetet njeri nepronesi te komunes dhe tjetri ne pronesi te tij.

Makinat ishin te parkuara poshte pallatit ku banon kreu i komunes. Policia ka thene se po heton per te saktesuar nese kjo ishte nje zjarrvenie e qellimeshme apo aksidentale.

Tiranë, qëllohet tri herë me thikë, plagoset rëndë 27-vjeçari.

Postuar në 27 Mars, 2014 15:08

Qëllohet tri herë me thikë një 27-vjeçar në Tiranë. I riu mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e të enjtes pasi u sulmua nga disa persona që e goditën me thikë.Policia ka thënë se ngjarja ndodhi në Tiranë rreth orës 20:30 pranë Ish-parkut të Autobusëve.
Siaps të dhënave, 27-vjeçari Gramoz Fusha është qëlluar me thikë tri herë nga disa persona, të cilët u larguan menjëherë nga vendngjarja.
Forcat e rendit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Kukës, kamionçina përplas babë e bijë, vdes 46-vjeçari, plagoset vajza.

Postuar në 27 Mars, 2014 14:27

Një person ka humbur jetën gjatë një aksidenti në afërsi të aeroportit të Kukësit, ndërsa ka mbetur  e plagosur vajza e tij.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në lagjen “Gostil”.

Nga të dhënat e paramësohet se mjeti ku udhëtonin babe e bijë i tipit “Opel Corsa” është përplasur me një kamionçinë. Si rezultat i përplasjes ka gjetur vdekjen e menjëherëshme 46 -vjeçari. K. Omuri ndërsa e vajza mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Në Shkup shpërthen epidemia e fruthit.

Postuar në 27 Mars, 2014 14:24

Instituti i Shëndetit Publik shpall në gjithë territorin e Shkupit, gjendjen e epidemisë nga fruthi. Vendimi erdhi pas mbledhjes së Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse. Nga janari e deri më sot janë konfirmuar 25 raste, 8 prej të cilëve janë infektuar drejtpërsëdrejti nga të sëmurë të tjerë. Gjysma e pacientëve janë në moshën prej 20 deri më 40 vjeç, ndërsa të tjerët janë fëmijë. Të gjithë të sëmurit, përveç një fëmije, nuk ishin vaksinuar më parë ndaj fruthit.

Furgoni me tritol, prangosen administratori dhe magazinieri i “Babasi sh.p.k”

Postuar në 27 Mars, 2014 14:22

Policia ka vёnё nё pranga administratorin dhe magazinierin e kompanisё “Babasi sh.p.k”. Zyrtarisht u pranua se tё ndaluar janё shtetasit Pёllumb dhe Liman Babasi.

Njё natё mё parё, një furgon që transportonte lëndë plasëse për llogari të firmës OSKEOLA SHPK, u ndalua mbrëmjen e së mërkures nga policia e Shkodrës. Mjeti transportonte 24 kg lëndë plasëse dhe rreth 100 detonatorë.

Eksplozivi ishte marrë në magazinat e firmës “Babasi” në Fushë-Krujë, të cilës, sipas policisë i është hequr liçenca e tregëtimit të lëndëve shpërthyese.

Kavajë, dy motrat helmohen nga pakujdesia me insekticidet.

Postuar në 27 Mars, 2014 12:43

Dy vajza janë helmuar ditën e djeshme në Kavajë nga insekticidet.
Besohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të pakujdesisë në përdorimin e pesticideve.
Helmimi I vajzave ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Synej të Kavajës. Policia locale ka thënë se të helmuarat janë vajzat me iniciale E.Ç. 17 vjeçe dhe M.Ç. 13 vjeçe.
Helmimi ka ndodhur në shtëpi për shkak të pakujdesisë në përdorimin e insekticideve.
Dy vogëlushet u dërguan menjëherë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Elbasan, reshjet e shiut vështirësojnë qarkullimin në disa akse.

Postuar në 27 Mars, 2014 12:40

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë rajonin e Elbasanit gjatë të gjithë ditës së enjte kanë shkaktuar edhe problem në qarkullim në disa akse kombëtare të këtij rajoni.

Forumi Financiar, diskuton mbi perspektivën e ekonomisë në Shqipëri.

Postuar në 27 Mars, 2014 12:38

Në Tiranë u zhvillua dje, mbledhja e dytë e Forumit Financiar  të Shqipërisë,e zhvilluar nën kujdesin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani dhe e bashkëorganizuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Mbledhja ofroi një  tryezë të përbashkët diskutimi midis grupeve bankare kryesore që veprojnë në Shqipëri e filialeve të tyre,autoriteteve shqiptare që monitorojnësistemin financiar, përfaqësues të Bankës Botërore, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Autoritetit Evropian të Bankave dhe Bankës Qendrore Evropiane.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara