Kavajë, dy motrat helmohen nga pakujdesia me insekticidet.

Dy vajza janë helmuar ditën e djeshme në Kavajë nga insekticidet.
Besohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të pakujdesisë në përdorimin e pesticideve.
Helmimi I vajzave ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Synej të Kavajës. Policia locale ka thënë se të helmuarat janë vajzat me iniciale E.Ç. 17 vjeçe dhe M.Ç. 13 vjeçe.
Helmimi ka ndodhur në shtëpi për shkak të pakujdesisë në përdorimin e insekticideve.
Dy vogëlushet u dërguan menjëherë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Add new comment