Arkiv-Lajme të përditësuara
Vajza e aktorit të humorit në Fier, Todi Llupo është vetëhelmuar.
Vetëhelmohet vajza e aktorit të njohur fierak, Todi Llupi. Ajo ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Fierit, pasi siç thotë policia, kishte pirë një mbidozë ilaçesh.
Dafina Llupi, 26 vjeç ka konsumuar një mbidoze ilaçesh antidepresive. Mësohet sembrëmë ajo u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht me gjithë ndërhyrjen e mjekëve nuk mbijetoi dot.
Drejtoresha e spitalit të Fierit ka pohuar se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 26-vjeçarja nuk ka mundur të shpëtojë, pasi kishte konsumuar një sasi të madhe ilaçesh.
PD: Rama dyfishoi çmimin e tapive, s`ka legalizime falas.
Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Edi Rama për mashtrim me çështjen e legalizimeve falas. Sipas përfaqësueses së PD, Silvi Bardhi, qeveria e Ramës ka dyfishuar pagesën për tapinë.
Koordinatorja për mediat, Silvi Bardhi,deklaroi seKryeministri prej më shumë se 6 muajsh nuk ka bërë as edhe një dosje të vetme legalizimi.
Bardhi theksoi se tapitë e shpërndara dje për banorët e Paskuqanit ishin të përgatitura nga administrata e mëparshme.
Deklarata e plotë e PD:
Kosovë, nis lëshimi i lejeqendrimeve biometrike për të huaj.
Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë me dije se nga dita e nesërme do të fillojë me lëshimin e leje qëndrimeve për të huaj në formë të kartelave biometrike.
“Leje qëndrimet biometrike janë në pajtimin me “Ligjin për të Huajt” të Republikës së Kosovës dhe direktivës e BE-së 380/2008 për leje qëndrime për të huajt. Në këtë mënyrë Kosova bëhet vendi i parë në rajon që përmbush këtë kërkesë të BE-së”, thuhet në një kumtesë të lëshuar nga MPB-ja.
Lëshimi i lejeve në fromë elektronike do të zyrtarizohet të premtën në mesditë gjatë një ceremonie që do të mbahet.
Shkarkohet prefekti i Vlorës Besnik Dervishi, Safet Gjici emërohet në Kukës.
Etjona Hoxha do të jetë prefektja e re e qarkut te Vlorës. Ditën e sotme, qeveria ka vendosur shkarkimin nga detyra të prefektit të deritanishëm te Vlorës Besnik Dervishi.
Lajmi është bërë me dije nga burimet zyrtare që kanë thënë se Dervishi pritet te emerohet ne nje detyre te re.
Po kështu, ditën e sotme, është emëruar ne detyren e prefektit te Kukesit biznesmeni Safet Gjici, i cili deri tani ka qene president i skuadres se Kukesit.
Gjici ka zevendesuar prefektin e deritanishem te Kukesit, Ram Hoxha i cili eshte liruar nga detyra sot nga qeveria.
Sherr mes kushërinjve, 48-vjeçari humb jetën rrugës në spital.
Një 48-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditja me sëpatë gjatë sherrit që ka pasur me kushëririn e tij.
Shtetasi Shkëlqim Dida mbeti i plagosur në pulpën e këmbës gjatë një konflikti por nuk ka mundur të mbërrijë në spital.
Sipas informacioneve që vinë nga policia e Tepelenës, Shkëlqim Dida gjatë një konflikti me Sokol Didën, 42 vjeç mbeti i plagosur dhe më pas humbi jetën.
Reshjet përmirësojnë situatën e HEC-eve ne Drin.
Situata hidrike në hidrocentralet e lumit Drin është përmirësuar gjatë ditëve të fundit si pasojë e reshjeve që kanë përfshirë vendin. Sipas të dhënave nga KESH, niveli në liqenin e Fierzës arrin në 274.4 metra dhe prurjet anësore në 114 metër kub ujë në sekondë. Niveli në liqenin e Komanit arrin në 171.7 metra dhe prurjet anësore në 209 metër kub ujë në sekondë, ndërsa në liqenin e Vaut të Dejës niveli arrin në 73.7 metra dhe prurjet anësore në 251 metër kub. Referuar të dhënave, kuota maksimale e HEC-it të Fierzës është rreth 20 metra poshtë kuotës maksimale të lejuar.
Reforma Territoriale, Rama: Përgjigja e opozitës, kushtëzuese.
Kreu i Qeverisë, Edi Rama, e konsideroi reformën administrativo-tërritoriale, themeltare për funksionimin, modernizmin dhe kalimin e shtetit shqiptar në një fazë të re të historisë së tij. Por, sipas tij, opozita edhe pse asnjëherë nuk ka mohuar rëndësinë dhe nevojën e kësaj reforme, po bën gjithçka për ta bllokuar atë. Përgjigjien e opozitës ndaj kërkesës së tij për t’u ulur në tryezë bisedimesh në funksion të çuarjes përpara të reformës, tashmë në proces, Rama e cilësoi si “pëgjigje kushtëzuese, që bie ndesh me gjithë deklamimet për djalog, bashkëpunim dhe integrim”.
Durrës, bien në pranga dy autorët e shtatë grabitjeve në janar-mars 2014.
Dy persona jane vene ne pranga nga policia e Durresit me akuzen se kane kryer te pakten shtate vjedhje ne harkun kohor janar-mars 2014.
Lirohet autori që masakroi 23-vjeçaren në 1991, familja e viktimës: Duam drejtësi.
Rreth 23 vjet pas vrasjes makabre të rrobaqepëses 23-vjeçare Enkelejda Lapa, të afërmit e saj kërkojnë sërish drejtësi. Megjithëse për ngjarjen e rëndë dhe më të bujshme të 9 janarit 1991 janë dhënë dy vendime gjykatash, asnjëra prej tyre nuk është zbatuar. Autori i krimit, Skënder Dine ka vuajtur rreth 7 vite burg për krimin e kryer dhe në dhjetor 2013 është lënë i lirë. Lirimi i vrasësit të vajzës së re që u masakrua me 8 thika, ka revoltuar familjen Lapa.
Itali, dy vëllezërit shqiptarë arrestohen me drogë me vlerë 1 milion euro.
Dy shqiptarë u arrestuan ditën e sotme nga policiaitaliane në Firenze me akuzën se kanë drejtuar një grup kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogave.
Gjatë aksionit policia italiane tha se ka sekuestruar 11 kg kokainë dhe 15 kg marjuanë e përllogaritur me vlerën etregut, 1 milion euro.
Dy shqiptarët e arrestuar mësohet se dy vëllezërit, Dorian Beshaj 33 vjeç, me pseudonimin ‘Babale’ dhe Denis Beshaj 37 vjeç, me pseudonimin “Xhuxhi”.