Shkarkohet prefekti i Vlorës Besnik Dervishi, Safet Gjici emërohet në Kukës.

Postuar në 27 Mars, 2014 09:19

Etjona Hoxha do të jetë prefektja e re e qarkut te Vlorës. Ditën e sotme, qeveria ka vendosur shkarkimin nga detyra të prefektit të deritanishëm te Vlorës Besnik Dervishi.
Lajmi është bërë me dije nga burimet zyrtare që kanë thënë se Dervishi pritet te emerohet ne nje detyre te re.
Po kështu, ditën e sotme, është emëruar ne detyren e prefektit te Kukesit biznesmeni Safet Gjici, i cili deri tani ka qene president i skuadres se Kukesit.
Gjici ka zevendesuar prefektin e deritanishem te Kukesit, Ram Hoxha i cili eshte liruar nga detyra sot nga qeveria.
Prefekti i deritanishem i Vlores, Besnik Dervishi u be pjese e nje incidenti te ndodhur nedaten 12 dhjetor 2013 pas vendosjes se nje sasie lende plasese poshte makines se tij.
Nga hetimet e mepasme u mesua qe bomba ishte vendosur nga shtetasi Marion Mitro, ish punonjes i bashkise se Vlores prane INUK ne kete qytet.
Montimi i bombes me celular qe u vendos ne makinen e Dervishit, ishte bere nga “vrasesi me pagese” Julian Sinanaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.