Vajza e aktorit të humorit në Fier, Todi Llupo është vetëhelmuar.

Vetëhelmohet vajza e aktorit të njohur fierak, Todi Llupi. Ajo ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Fierit, pasi siç thotë policia, kishte pirë një mbidozë ilaçesh.
Dafina Llupi, 26 vjeç ka konsumuar një mbidoze ilaçesh antidepresive. Mësohet sembrëmë ajo u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht me gjithë ndërhyrjen e mjekëve nuk mbijetoi dot.
Drejtoresha e spitalit të Fierit ka pohuar se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 26-vjeçarja nuk ka mundur të shpëtojë, pasi kishte konsumuar një sasi të madhe ilaçesh.
Vajza 26-vjeçare ishte bija e aktorit të humorit Todi Llupi, i cili njihet për skeçin “Po martojmë Malon”.
Edhe Dafina kishte ndjekur rrugën e të atit dhe ishte aktore e teatrit ‘Bylis’ në Fier.
Nuk dihen ende detaje për këtë ngjarje të hidhur.
Add new comment