Reforma Territoriale, Rama: Përgjigja e opozitës, kushtëzuese.

Postuar në 27 Mars, 2014 07:20

Kreu  i Qeverisë, Edi Rama, e konsideroi reformën administrativo-tërritoriale, themeltare për funksionimin, modernizmin dhe kalimin e shtetit shqiptar në një fazë të re të historisë së tij. Por, sipas tij, opozita edhe pse asnjëherë nuk ka mohuar rëndësinë dhe nevojën e kësaj reforme, po bën gjithçka për ta bllokuar atë. Përgjigjien e opozitës ndaj kërkesës së tij për t’u ulur në tryezë bisedimesh në funksion të çuarjes përpara të reformës, tashmë në proces, Rama e cilësoi si “pëgjigje kushtëzuese, që bie ndesh me gjithë deklamimet për djalog, bashkëpunim dhe integrim”. Teksa përsëriti gatishmërinë e mazhorancës për të djaloguar me opozitën për kërkesat e saj ndaj këtij procesi, ai i kujtoi asaj se, “nuk ka ekskluzivitetin e dhënies së vendimit të fundit për çdo çështje”. Vetepërjashtimin e opozitës nga ky proces, Rama e cilësoi si të pakuptimtë, pasi siç tha ai, “i kemi dhënë palës tjetër barazi të plotë numrash, barazi të drejtimit të komisionit të posaçëm parlamentar si dhe veton në komision, çka do do të thotë që duam një produkt konsensual për ta votuar konsensualisht në parlament. “Opozita kërkon të kushtëzojë Parlamentin, që do të thotë kërkon t’i japë të drejtë vetes të bllokojë komisionin e të mos lejojë reformën të bëhet, por ne nuk kemi mundësinë ta bllokojmë atë. I kemi votat, kemi mbështetjen e plotë të ndërkombëtarëve, financimet e një numri të konsiderueshëm donatorësh dhe procesin e konsultimeve tashmë në një fazë të avancuar në gjithë territorin e vendit”, informoi Rama në Kuvend, duke shprehur vendosmërinë për vijimësi të reformës, pavarësisht pengesave të opozitës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.