Lirohet autori që masakroi 23-vjeçaren në 1991, familja e viktimës: Duam drejtësi.

Rreth 23 vjet pas vrasjes makabre të rrobaqepëses 23-vjeçare Enkelejda Lapa, të afërmit e saj kërkojnë sërish drejtësi. Megjithëse për ngjarjen e rëndë dhe më të bujshme të 9 janarit 1991 janë dhënë dy vendime gjykatash, asnjëra prej tyre nuk është zbatuar. Autori i krimit, Skënder Dine ka vuajtur rreth 7 vite burg për krimin e kryer dhe në dhjetor 2013 është lënë i lirë. Lirimi i vrasësit të vajzës së re që u masakrua me 8 thika, ka revoltuar familjen Lapa. Vetëm dy ditë më parë, familjarët e viktimës kanë mësuar nga organet kompetente se është bërë një rigjykim i çështjes (sipas tyre në fshehtësi), i cili ka sjellë lirimin e ekzekutorit. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, vëllai i 23-vjeçares, Petrit Lapa tregon me detaje ngjarjen, ndërsa thotë se fillimisht vrasësi u dënua me 20 vite burg. Ndërkohë, ai u bën apel organeve të drejtësisë që të hetohet rigjykimi i çështjes dhe autori të vuajë dënimin fillestar.
Z. Petrit, kur jeni informuar për lirimin e autorit të vrasjes së motrës suaj?
Një ditë më parë, më ka telefonuar një i afërm dhe më ka thënë: “Petrit, kini kujdes, se Skënderi është liruar”. Nuk po arrija t’i besoja; njeriu i cili i mori jetën motrës sime qëndron tashmë në liri pa mbushur dënimin prej 20 vjetësh që kishte marrë. Në Polici më konfirmuan se Skënder Dine jo vetëm që ishte liruar, por kishte kryer dhe lëvizje jashtë shtetit qetësisht. Në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar ai kishte udhëtuar në drejtim të Morinës, ku kishte qëndruar 4 orë në kufirin e Kosovës, dhe më pas është rikthyer e të nesërmen është larguar në drejtim të Italisë.
Ndërkohë që, sipas juve, kur duhet të lirohej?
Sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Vlorë nr. 96, datë 16.12.1997, ku ishte dënuar me 20 vjet, ai duhet të lirohej 20 vjet pas ditës që do të mbërrinte në burgun shqiptar, që i binte që ky dënim të përfundonte rreth vitit 2027, pasi vrasësi i motrës u ekstradua nga Italia në vitin 2007 në Shqipëri, që do të thotë që s’ka bërë as 7 vjet burg këtu.
Pse është lënë i lirë atëherë?
Pas një takimi që pata me drejtuesit e Prokurorisë së Vlorës u informova që kishte pasur një vendim tjetër që e kishte lehtësuar vrasësin. Në mënyrë të fshehtë dhe pa asnjë lloj sinjalizimi për familjen tonë, dosja ishte kthyer për rigjykim. Nëpër-mjet rigjykimit të çështjes me vendim të tetorit 2011, dënimi u ul, nga 20 në 10 vjet, sepse në dosjen e parë ishin gjetur shkelje dhe ai u lirua në dhjetor, 2013 kur s’kishte bërë as 7 vjet burg. Kjo gjë është absurde, e papranueshme, sepse ishte cilësuar si vrasje jo me paramendim. Jemi vërtet të shokuar.
Si ka ndodhur atëherë vrasja?
Enkelejda ka qenë në punë pasdite në rrobaqepësi dhe në orën 6, duke zbritur për në katin e parë bashku me 20 vajza të tjera, janë fikur dritat. Për një moment afrohet dikush, që më pas nga dëshmitë e shoqeve doli se ishte Skënder Dine, dhe qëllon motrën me 8 thika. Pasi kësaj vrasësi është hedhur nga dritarja e katit të dytë duke thyer xhamin e saj dhe sipas dëshmitarëve është larguar me një ‘Xhip’ ushtarak. Enkelejda vdiq rrugës për në spital. Ajo ishte dhe vrasja e parë gjatë kohës së eksodit dhe Skënderi e kishte organizuar mirë.
Cila është kërkesa juaj?
Kërkojmë nga ana e ministrit të drejtësisë, presidentit, kryeministrit Rama, Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe çdo lloj institucioni tjetër, të verifikojë rigjykimin e bërë ndaj vrasësit të motrës sime dhe ta kthejë në burg. Jo se do na kthejë në jetë motrën tonë, e cila u vra në mënyrë barbare, por do lehtësojë sadopak dhimbjen tonë dhe të nënës, e cila i lan me lot ditët e jetës që i kanë mbetur. Vrasësi nuk bëri vite burg as sa numri i thikave që goditi mbi Enkelejdën.Rreth 23 vjet pas vrasjes makabre të rrobaqepëses 23-vjeçare Enkelejda Lapa, të afërmit e saj kërkojnë sërish drejtësi. Megjithëse për ngjarjen e rëndë dhe më të bujshme të 9 janarit 1991 janë dhënë dy vendime gjykatash, asnjëra prej tyre nuk është zbatuar. Autori i krimit, Skënder Dine ka vuajtur rreth 7 vite burg për krimin e kryer dhe në dhjetor 2013 është lënë i lirë. Lirimi i vrasësit të vajzës së re që u masakrua me 8 thika, ka revoltuar familjen Lapa. Vetëm dy ditë më parë, familjarët e viktimës kanë mësuar nga organet kompetente se është bërë një rigjykim i çështjes (sipas tyre në fshehtësi), i cili ka sjellë lirimin e ekzekutorit. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, vëllai i 23-vjeçares, Petrit Lapa tregon me detaje ngjarjen, ndërsa thotë se fillimisht vrasësi u dënua me 20 vite burg. Ndërkohë, ai u bën apel organeve të drejtësisë që të hetohet rigjykimi i çështjes dhe autori të vuajë dënimin fillestar.
Z. Petrit, kur jeni informuar për lirimin e autorit të vrasjes së motrës suaj?
Një ditë më parë, më ka telefonuar një i afërm dhe më ka thënë: “Petrit, kini kujdes, se Skënderi është liruar”. Nuk po arrija t’i besoja; njeriu i cili i mori jetën motrës sime qëndron tashmë në liri pa mbushur dënimin prej 20 vjetësh që kishte marrë. Në Polici më konfirmuan se Skënder Dine jo vetëm që ishte liruar, por kishte kryer dhe lëvizje jashtë shtetit qetësisht. Në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar ai kishte udhëtuar në drejtim të Morinës, ku kishte qëndruar 4 orë në kufirin e Kosovës, dhe më pas është rikthyer e të nesërmen është larguar në drejtim të Italisë.
Ndërkohë që, sipas juve, kur duhet të lirohej?
Sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Vlorë nr. 96, datë 16.12.1997, ku ishte dënuar me 20 vjet, ai duhet të lirohej 20 vjet pas ditës që do të mbërrinte në burgun shqiptar, që i binte që ky dënim të përfundonte rreth vitit 2027, pasi vrasësi i motrës u ekstradua nga Italia në vitin 2007 në Shqipëri, që do të thotë që s’ka bërë as 7 vjet burg këtu.
Pse është lënë i lirë atëherë?
Pas një takimi që pata me drejtuesit e Prokurorisë së Vlorës u informova që kishte pasur një vendim tjetër që e kishte lehtësuar vrasësin. Në mënyrë të fshehtë dhe pa asnjë lloj sinjalizimi për familjen tonë, dosja ishte kthyer për rigjykim. Nëpër-mjet rigjykimit të çështjes me vendim të tetorit 2011, dënimi u ul, nga 20 në 10 vjet, sepse në dosjen e parë ishin gjetur shkelje dhe ai u lirua në dhjetor, 2013 kur s’kishte bërë as 7 vjet burg. Kjo gjë është absurde, e papranueshme, sepse ishte cilësuar si vrasje jo me paramendim. Jemi vërtet të shokuar.
Si ka ndodhur atëherë vrasja?
Enkelejda ka qenë në punë pasdite në rrobaqepësi dhe në orën 6, duke zbritur për në katin e parë bashku me 20 vajza të tjera, janë fikur dritat. Për një moment afrohet dikush, që më pas nga dëshmitë e shoqeve doli se ishte Skënder Dine, dhe qëllon motrën me 8 thika. Pasi kësaj vrasësi është hedhur nga dritarja e katit të dytë duke thyer xhamin e saj dhe sipas dëshmitarëve është larguar me një ‘Xhip’ ushtarak. Enkelejda vdiq rrugës për në spital. Ajo ishte dhe vrasja e parë gjatë kohës së eksodit dhe Skënderi e kishte organizuar mirë.
Cila është kërkesa juaj?
Kërkojmë nga ana e ministrit të drejtësisë, presidentit, kryeministrit Rama, Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe çdo lloj institucioni tjetër, të verifikojë rigjykimin e bërë ndaj vrasësit të motrës sime dhe ta kthejë në burg. Jo se do na kthejë në jetë motrën tonë, e cila u vra në mënyrë barbare, por do lehtësojë sadopak dhimbjen tonë dhe të nënës, e cila i lan me lot ditët e jetës që i kanë mbetur. Vrasësi nuk bëri vite burg as sa numri i thikave që goditi mbi Enkelejdën.
Add new comment