Kukës, kamionçina përplas babë e bijë, vdes 46-vjeçari, plagoset vajza.

Një person ka humbur jetën gjatë një aksidenti në afërsi të aeroportit të Kukësit, ndërsa ka mbetur e plagosur vajza e tij.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në lagjen “Gostil”.
Nga të dhënat e paramësohet se mjeti ku udhëtonin babe e bijë i tipit “Opel Corsa” është përplasur me një kamionçinë. Si rezultat i përplasjes ka gjetur vdekjen e menjëherëshme 46 -vjeçari. K. Omuri ndërsa e vajza mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Kukësit ndodhet në vendngjarje dhe është duke kryer veprimet e para proceduriale për të zbuluar shkakun e aksidentit që është favorizuar edhe nga lagështia në rrugë si pasojë e reshjeve të rëna gjatë ditës së sotme si dhe errësira.
ku humbi jetën një person dhe mbeti e plagosur vajza e tij
Add new comment