INUK prish një objekt pa leje në Mallakastër, 200 banorë në protestë.

Postuar në 28 Mars, 2014 03:46

200 banorë të fshatit Rroms në Mallakastër kanë dalë sot në protestë për të mos lejuar prishjen e një objekti në ndërtim.Mësohet se INUK ka nisur ta prishë sot objektin në fjalë.

Edhe një javë më parë kur INUK dhe forcat e policisë shkuan për të prishur pikën e karburantit në ndërtim, pati reagime të dhunshme nga ana e pronarëve dhe për pasojë u dash ndërhyrja e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, për të vënë në kontroll situatën. Policia u detyrua të përdorte gaz lotsjellës për të shpërndarë banorët, ndërsa FNSH-ja mban ende të rrethuar pikën e karburantit.

Po sot, këta banorë shprehen të vendosur për të bërë rezistencë, që objekti në fjalë të mos prishet. “Nuk do lejojmë prishjen e këtij objekti”, thonë ata.

Ndërkohë që në vendngjarje ka përforcim të forcave të policisë dhe atyre të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik ka deklaruar ndërkaq, se “Ndërtimi pa leje do prishet” dhe ka vijuar sot punën për prishjen e tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.