Arkiv-Lajme të përditësuara

Gjyqi “Gjika”, sherr mes avokatëve dhe ekspertëve

Postuar në 31 Mars, 2014 05:44

Ka zgjatur rreth një orë e gjysmë seanca gjyqësore në ngarkim të kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika dhe shtatë të pandehurve të tjerë të cilët akuzohen për “falsifikim të dokumenteve” dhe “ndërtim të paligjshëm”. Gjatë seancës ka patur debate të ashpra mes avokatëve mbrojtjes dhe ekspertes së Prokurorisë, Luiza Balla.

Debati lindi pikërisht për faktin se në aktin e ekspertimit, ekspertja e prokurorisë i referohet një vendimi të vitit 2002, sipas të cilit në lagjen “Pavarësia” dhe vendin e njohur si “Tre Racat” nuk lejohen ndërtimet.

Fier, ekspertizë të re trupit të Ilia Karelit, familjarët: Grekët i nxorën syrin e djathtë.

Postuar në 31 Mars, 2014 05:18

Trupi i pajetë i Ilia Karelit po i nënshtrohet sot një ekspertize mjeko-ligjore në morgun e Fierit, pas pretendimeve të familjarëve se, e kanë keqtrajtuar në mënyrë monstruoze, deri sa i kanë shkaktuar vdekjen në burgun grek.

Familjarët e tij, pretendojnë se Ilia Karelit i kanë nxjerrë edhe sytë, ndërsa nga 3 goditje të regjistruara në ekspertizë, ata kanë gjetur 15 të tilla në trupin e tij.

Për të kryer autopsinë kanë shkuar në Fier ekspertë mjeko-ligjor nga Tirana.

Aksident në Shkodër-Hani i Hotit, dy persona mbeten të plagosur.

Postuar në 31 Mars, 2014 04:04

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shkodër- Hani i Hotit.
Policia ka thënë se një motorrçikletë ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur shtetasit Zybe Gjetja 55 vjeç dhe 31-vjeçari Klodian Koçi.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës dhe sipas bluzave të bardha gjendja shëndetësore e 55-vjeçares është e rëndë.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Mbyllet sot Tuneli i Kërrabës për disa orë, shkak punimet.

Postuar në 31 Mars, 2014 03:31

Tuneli Kërrabës, që lidh Tiranën dhe Elbasanin, do të mbyllet sot, datë 31 Mars nga ora 08:00’-22:00, për shkak të punimeve që do të kryhen për mirëmbajtjen e tij dhe vijueshmërinë e punimeve përgjatë autostradës Tiranë-Elbasan.

Të gjithë automjetet që do të udhëtojnë nga Tirana drejt Elbasanit dhe anasjelltas do të duhet të përdorin rrugën e vjetër, pra nga Qafë Kërraba.

Rinisin kërkimet për 18-vjeçarin e zhdukur në lumin Erzen.

Postuar në 31 Mars, 2014 03:00

Rinisin kërkimet në shtratin e lumit Erzen për 18 vjeçarin e zhdukur ditën e djeshme gjatë ekskursionit në Shpellën e Pëllumbasit.
Forcat e policisë dhe polumbarët kanë rinisur sot kërkimet që u ndërprenë ditën e djeshme për shkak të errësirës dhe terrenit të vështirë.
I riu Erjon Alizoti, 18 vjec, nga Tirana ka rrëshqitur në një zonë malore duke rënë në lumin Erzen dhe më pas është rrëmbyer nga vala e ujit.

Restoranti i peshkut bazë prostitucioni, dy në pranga në Lushnje.

Postuar në 30 Mars, 2014 16:03

Policia e shtetit njoftoi se ka zbuluar një bazë prostitucioni në një restorant peshku në Lushnje.
Nga ndërhyrja e policisë mësohet se është arritur të arrestohen 2 shtetas dhe një tjetër është shpallur në kërkim.
Shtetasja me iniciale M.T 43 vjeç ka rënë në pranga së bashku me të dyshuarin Adriano Guarino 24 vjeç, ndërsa është shpallur shtetasi Dejvit Shkrela, 46 vjeç.
Policia ka thënë se të dyshuarit ushtronin veprimtarinë në restorant ‘Peshku’ në Lushnje.

Zhdukja e 18-vjeçarit në Erzen, dëshmitarja: Ja si ndodhi ngjarja.

Postuar në 30 Mars, 2014 15:37

Një dëshmitare e ngjarjes ka treguar sot rrethanat e zhdukjes së 18-vjeçarit të rrëzuar në kanionet e lumit Erzen ditën e sotme në fshatin Pëllumbas gjatë një ekskursioni.
“Në udhëtim kanë qënë 3 mikrobuzë me persona të ardhur nga Tirana dhe destinacioni i tyre ka qëne Shpella e Zeze”, tha dëshmitarja.

Elbasan, hidhet nga banesa ku jetonte, vdes 52-vjeçarja.

Postuar në 30 Mars, 2014 15:29

Një grua 52 vjeçe i ka dhënë fund jetës ditën e sotme për motive që ende nuk dihen. Policia bën me dije se viktima është Nexhmije Mema.

52-vjeçarja është hedhur nga banesa ku jetonte dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 të ditës së sotme. Sipas policisë dyshohet se gruaja vuante nga depresioni.

Fier, kthehet trupi i shqiptarit të vrarë, familjarët: Grekët e masakruan në burg.

Postuar në 30 Mars, 2014 12:14

Kthehet në atdhe trupi i pa jetë i Ilia Karelit, shqiptar që u gjet i vdekur në burgun grek ku vuante dënimin tri ditë më parë.
Kufoma e shqiptarit ka mbërritur në fshatin e lindjes Zhupan të Fierit, ditën e dielë rreth orës 18.30.
Prej ditës së djeshme familjarët kishin kërkuar kthimin e trupit të pajetë të shqiptarit. Ditën e sotme, të afërmit kanë akuzuar policinë greke në lidhje me vdekjen e shqiptarit që u gjet pa jetë në burgun e Nigritas në Greqi të premten.

Aksidentoi policët në Tiranë, 19-vjeçari në kërkim për vrasje në tentativë.

Postuar në 30 Mars, 2014 11:34

Policia e Tiranes njoftoi se po vazhdon aksionin për kapjen e Zhenklaudjo Sallakut, person i shpallur në kërkim një ditë më parë, me akuzën se tentoi të grabisë tre gra dhe më pas plagosi edhe dy policë, duke i goditur me motoçikletën e tij.
Sipas policisë, 19-vjeçari Sallaku akuzohet për vepren penale vrasje në rrethana cilësuese e mbetur nëtentative në bashkëpunim.
Policia, gjatë hetimeve po punon edhe për identifikimin e personit të dytë që e shoqeronte atë në grabitje.
Sipas uniformave blu, kapja e Sallakut, do t’i çoje edhe ne identifikimin e bashkëpunëtorit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara