Rinisin kërkimet për 18-vjeçarin e zhdukur në lumin Erzen.

Rinisin kërkimet në shtratin e lumit Erzen për 18 vjeçarin e zhdukur ditën e djeshme gjatë ekskursionit në Shpellën e Pëllumbasit.
Forcat e policisë dhe polumbarët kanë rinisur sot kërkimet që u ndërprenë ditën e djeshme për shkak të errësirës dhe terrenit të vështirë.
I riu Erjon Alizoti, 18 vjec, nga Tirana ka rrëshqitur në një zonë malore duke rënë në lumin Erzen dhe më pas është rrëmbyer nga vala e ujit.
Add new comment