Arkiv-Lajme të përditësuara

Ligji i ri, Xhihadi jashtë Shqipërisë dënohet me 10 vjet burg.

Postuar në 02 Prill, 2014 12:50

Çdo person, te cilit i provohet pjesëmarrja ne lufte ne nje shtet tjeter, pa patur shtetësinë apo vendbanimin e atij shteti ku zhvillohen luftime dhe pa qenë pjesë e formacioneve të rregullta ushtarake, rrezikon denimin deri ne 10 vite burg.

Nis sot gjyqi ndaj ish-Kreut të Gjykatës së Pukës, akuzohet për shpërdorim detyre.

Postuar në 02 Prill, 2014 04:49

Nis sot shqyrtimi i dosjes në ngarkim të ish-Kreut të Gjykatës së Pukës, Shtjefen Lleshi dhe 8 të pandehurve të tjerë, të cilët akuzohen për korrupsion pasiv, nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Kurbin, i sëmuri mbante peng familjen prej një viti, e plagos vëllai.

Postuar në 02 Prill, 2014 04:19

Krim në familje ne Kurbin. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Vinjoll të rrethit të Kurbinit.

Policia njofton se një 29-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri nga vëllai i tij. I plagosuri është 29-vjeçari Klevis Balluku i cili dyshohet se kishte marrë peng familjen e tij prej një viti.

Zjarr në banesë, vdes çifti i bashkëshortëve në Elbasan.

Postuar në 02 Prill, 2014 04:17

Dy persona humbën jetën pas një zjarri të rënë në një banesë në fshatin Mlizë të Elbasanit. Nga të dhënat e para mësohet se zjarri fillimisht ka rënë në katin e dytë të banesës e më tej është përhapur me shpejtësi në të gjitha ambientet.Policia arriti të identifikojë viktimat, ata janë Dhimitër dhe Sanie Sinani, burrë e grua të cilët nuk kanë mundur t’i shpëtojnë flakëve. Në momentin e flakëve nuk ka patur njerëz të tjerë në banesë ndërsa dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike.

Policia: Kufoma e gjetur në Lushnje, pa gjymtyrë dhe pa kokë.

Postuar në 02 Prill, 2014 03:25

Mosinteresimi i askujt për kufomën e gjetur rreth një javë më parë në autostradën Lushnjë-Fier dhe për skeletin e zbuluar tri javë më parë në afërsi të rrugës automobilistike në Qafën e Koshovicës në periferi të qytetit të Fierit, ka detyruar ekspertët e Mjekësisë Ligjore që t’u bëjë apel publikisht familjarëve që kanë njerëz të humbur, të shkojnë në morg për të bërë identifikimin.

Transferohet nga spiali në burg, shqiptarja që vrau me thike tri vajzat.

Postuar në 02 Prill, 2014 03:05

Ka dalë nga spitali ditën e sotme, 37-vjeçarja Edlira Dobrushi, e cila vrau me thikë tre vajzat e saj. Motrat Keisi, Sidni dhe Simona, u vranë nga nëna e tyre me 9 mars, në banesën e tyre në Lecco të Italisë.
Pas daljes nga spitali, Edlira Dobrushi është marrë nga gardianët për t’u transferuar në burgun e Como-s në Itali, raportojnë mediat shqiptare.
Pas një meshe të mbajtur në Lecco, tre motrat u sollën në Shqipëri, për t’u përcjellë në banesën e fundit në qytetin e Kukësit më 15 mars.

Laç, plagoset me armë, 29-vjeçari në gjendje të rëndë.

Postuar në 02 Prill, 2014 03:04

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Laç.
Policia ka thënë se i plagosuri është një 29 vjeçar me emrin Klevis Balloku.
Burimet nga vendi i ngjarjes kanë thënë se i plagosuri është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak.
Forca të shumta të policisë mësohet se kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plagosjes së 29-vjeçarit ndërsa aktualisht, burimet nga vendi i krimit thane se po merren në pyetje disa persona në cilësinë e dëshmitarëve.

Itali, 20 shqiptarë në pranga për trafik droge.

Postuar në 02 Prill, 2014 03:02

Policia italiane ka vene ne pranga një bandë trafiku të drogës nga Shqipëria drejt Siçilisë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat theksojnë se operacioni antidrogë është zhvilluar nga policia e rajonit të Ragusës.Sipas mediave janë ekzekutuar urdhër-arrestet për 20 persona në Raguzë, Romë dhe rrethinat  të cilët akuzohen për trafik marihuanë dhe kokainë.
Mediat theksojnë se në mesin e personave të përfshirë në trafikun e drogës janë edhe disa barinj.
Sipas hetuesve, nga shitja e drogës janë përfituar qindra mijëra euro në muaj.

Makina godet kalimtarin tek Unaza e re, i lёnduari nё gjendje tё rёndё.

Postuar në 01 Prill, 2014 16:05

Njё person mbeti i plagosur nё gjendje kritike pёr jetёn pas njё aksidenti automobilistik tё ndodhur pak minuta mё parё nё zonёn e Unazёs sё re nё Tiranё. Njё automjet mёsohet se ka goditur njё kalimtar tё moshёs rreth 40 vjeçare duke e lёnduar rёndё. Ai ёshtё dёrguar menjёherё nё Spitalin Ushtarak ku po i nёnshtrohet ndёrhyrjes mjekёsore ndёrsa policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit derisa tё sqarohen rrethanat e plota tё ngjarjes.  

16-vjeçarja vret me 65 thika shoqen e ngushtë pas sherrit në facebook.

Postuar në 01 Prill, 2014 13:36

Pas konfliktit mes tyre humbi kontrollin, ndaj shkoi në shtëpinë e shoqes së saj të ngushtë dhe e vrau me qetësi të plotë, duke e goditur me 65 goditje thike pas shpine.
Ngjarja ka ndodhur në Guamuchil, të Meksikës, ku 16 vjeçarja Erandy ElizabethGutierrez vrau miken e saj,Anel Baez, pas një debatebanal në rrjetin social Facebook.
Erandy Elizabeth Gutierrez u inatos së tepërmi pasi mësoise Anel kishte postuar në rrjetin social disa fotografi “sekrete”, ku shfaqej ajo së bashku me të dashurin.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara