Laç, plagoset me armë, 29-vjeçari në gjendje të rëndë.

Postuar në 02 Prill, 2014 03:04

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Laç.
Policia ka thënë se i plagosuri është një 29 vjeçar me emrin Klevis Balloku.
Burimet nga vendi i ngjarjes kanë thënë se i plagosuri është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak.
Forca të shumta të policisë mësohet se kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plagosjes së 29-vjeçarit ndërsa aktualisht, burimet nga vendi i krimit thane se po merren në pyetje disa persona në cilësinë e dëshmitarëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.