Itali, 20 shqiptarë në pranga për trafik droge.

Postuar në 02 Prill, 2014 03:02

Policia italiane ka vene ne pranga një bandë trafiku të drogës nga Shqipëria drejt Siçilisë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat theksojnë se operacioni antidrogë është zhvilluar nga policia e rajonit të Ragusës.Sipas mediave janë ekzekutuar urdhër-arrestet për 20 persona në Raguzë, Romë dhe rrethinat  të cilët akuzohen për trafik marihuanë dhe kokainë.
Mediat theksojnë se në mesin e personave të përfshirë në trafikun e drogës janë edhe disa barinj.
Sipas hetuesve, nga shitja e drogës janë përfituar qindra mijëra euro në muaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.