Arkiv-Lajme të përditësuara

Plagosje me thikë në Lushnje, policia arreston autorin.

Postuar në 06 Prill, 2014 03:22

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 23-vjeçar, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një person.
Bëhet e ditur se shtetasi Daniel Boçka, 23 vjeç, ka plagosur me thike shtetasin Ylli Çekrezi, pas një konflikti në fshatin Barbun.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe sipas hetimeve, plagosja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta.
I plagosuri është dërguar në spital, ndërsa është arrestuar autori i plagosjes.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

  

Tiranë, kapet me armë e maskë në makinë, i dyshuari për grabitje.

Postuar në 06 Prill, 2014 03:21

Ndalohet nga Policia e Tiranës Drini Ilmi Xhelo, i moshës 25 vjeç, banues në lagjen ”5-Maji” Tiranë, i dyshuar për grabitje.
Policia ka thënë se ndalimi i këtij shtetasi është bërë pasi gjatë hetimeve të kryera nga Policia e Tiranës, ka rezultuar se ky shtetas ka qënë poseduesi i një armë zjarri pistoletë, e markës ”Cervena Zastava”, me krehër me fishekë, një silenciator, një kapele, dhe një kapuç pambuku, sende këto të cilat janë gjetur në pjesën e brendshme të tapicerisë së sediljeve të pasme te një automjeti Opel Corsa.

Itali, shqiptari godet tri herë me thikë në shpinë djalin e tij.

Postuar në 06 Prill, 2014 03:12

Nje shqiptar nga Kosova goditi tri here me thime djalin e tij ne Itali.
Autor i ngjarjes eshte Zarif Hyseni 49 vjeç nga Mitrovica, i cili sulmoi djalin e tij 17 vjeç në stacionin e autobusit në Bolzano. I riu në gjendje kritike për jetën.
Policia prangos shqiptarin i cili mesohet se ishte divorcuar me gruan nga Shqipëria, pasi kishte dhe dy martesa të tjera tjetërmasakër shqiptare në Itali.

Korçë, policia rrugore arreston katër drejtues mjetesh.

Postuar në 06 Prill, 2014 03:09

Katër persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit nga policia e Korçës në lidhje me akuzat për drejtim ë parregullt të automjeteve.

Më datë 06.04.2014, u bë kapja dhe  arestimi në flagrancë i shtetasit: Perparim Xhevair Bedulla, 36 vjeç. Pasi , në lagjen 7, është kapur  nga sherbimet e policise rrugore duke drejtuar mjetin tip Benz me targa KO0989 B, në gjëndje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorise per vepren  penale  “Drejtimi i automjetit ne menyre te paregullt” neni 291 i Kodit Penal.

Durrës, i riu nga Elbasani kapet me 3.3 kilogramë drogë në trup.

Postuar në 06 Prill, 2014 03:07

Një i ri nga Durrësi është vënë në pranga mbrëmjen e djeshme nga policia e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Urës së Dajlanit. 
Policia ka thënë se shtetasi  Ardit Sula, është kapur me 3.3 kilogramë kanabis.
Ai ka qenë duke drejtuar një makinë tip BMVV me targa BJ 747 në momentin kur është vënë në pranga nga forcat e policisë.
Mësohet se lënda narkotike ishte fshehur nga 25 vjecari ne trup.

Tiranë, një makinë përplas dy këmbësorë, largohet nga vendi i ngjarjes.

Postuar në 05 Prill, 2014 14:39

Dy këmbësorë janë përplasur nga një automjet rreth orës 19:45 të mbrëmjes së sotme në kryeqytet. Ngjarja ndodhi në rrugën “Pjetër Budi”.

Automjeti që përplasi dy personat identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pa u dhënë asnjë lloj ndihme.

Të aksidentuarit janë nisur me urgjencë në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohëpolicia rrugore ka nisur aksionin për kapjen e automjetit që shkaktoi aksidentin dhe sqarimin e rrethanave.

Shkodër, sulmohet me sende të forta pronari i lokalit, 4 autorët në kërkim

Postuar në 05 Prill, 2014 14:31

Pronari i një lokali në qytetin e Shkodrës ka mbetur i plagosur pasi u dhunua me sende të forta. Policia ka thënë se ai u sulmua nga 4 persona gjatë ditës së enjte.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Truma e Dugajve të Reja” në lagjen “Vasil Shanto”.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për arsye të dobëta.
Aktualisht ekspertët e policisë kanë shpallur në kërkim 4 persona, emrat e të cilëve janë: Vikor M, 27-vjeç, Vincens M. 34-vjeç, Leonard M 18-vjeç dhe M.M 16-vjeç, të gjithë banues në Velipojë.

U gjet i vrarë në Mallakastër, djegia e makinës së viktimës u filmua.

Postuar në 05 Prill, 2014 09:45

Mbetet mister masakrimi dhe më pas vrasja e 44-vjeçarit Roland Maçi, trupi i të cilit ishte hedhur më pas në lumë, lidhur me dy fije balestre me qëllim që të mos mund të dilte në sipërfaqe.
Policia e Vlorës po analizon disa prova, mes tyre edhe celularin e viktimës si dhe regjistrimet filmike të një kamera sigurie, e cila ishte instaluar pranë vendit ku u gjet e djegur makina e viktimës, më 30 mars 2014.
Tre ditë më pas, më 3 prill policia gjeti trupin e pajetë të 44-vjeçarit poshtë urës së Poçemit në Mallakastër.

Braçe: Ku fshihet Bujar Nishani? Gjyqtarёt e tij, vendime kriminale

Postuar në 05 Prill, 2014 09:35

Deputeti i Partisё SocialisteErjon Braçe kritikoi Presidentin e Republikёs Bujar Nishani. Nё njё koment tё publikuar nё rrjetin social Facebook, Braçe pyet nёseka ndonjё arsye pёrse Presidenti hesht.

Autopsia rrënqethëse për vrasjen e Ilia Karelit, i canë zemrën, i hoqën thonjtë.

Postuar në 05 Prill, 2014 09:34

Në trupin e Kudret Kumes i njhohur si Ilia Kareli mungonte zemra…ky është konstatimi i ekspertëve të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, të cilët kanë dorëzuar raportin ekzaminimit dhe këqyrjes së trupit të të ndjerit, pranë Prokurorisë së Fierit.
Pak ditë më parë, zyrtar të Mjekësisë Ligjore verbalisht e mohuan një gjë të tillë, por në raportin me shkrim dorëzuar organit të akuzës, ata ndër shumë dëmtimeve të tjera të konstatuara, kanë fiksuar edhe mungesën e zemrës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara