Arkiv-Lajme të përditësuara

Greqi, i dënuari për vrasje sulmon me thikë gardianin

Postuar në 07 Prill, 2014 12:08

Një i dënuar për vrasje, që dyshohet të jetë shtetas nga Gjeorgjia, ka sulmuar një gardian grek me thikë, në momentin që ky i fundit po kryente kontroll në qelinë e tij në Trikalas.

I burgosuri, pasi është përballur me rojen, i ka vendosur thikën në grykë dhe i ka kërkuar që tëndalojë kontrollin.
Gardiani nuk ka pranuar dhe ka filluar një përleshje midis të dyve, me të burgosurin që përpiqej ta qëllonte me thikë.

Korçë, e mbyll nëna në banesë, bie nga kati i pestë 13-vjeçarja.

Postuar në 07 Prill, 2014 11:58

Një vajzë 13 vjecare ka rënë nga kati i pestë i pallatit në Korçë pasi tentoi të zbriste me litar nga banesa ku e kishte mbyllur nëna e saj.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.6 të Korçës, ndërsa e dëmtuara është shtetasja me iniciale K.D.
Policia ka thënë se vajza ishte mbyllur në banesë nga nëna e saj.
Në mungesë të mundësisë për të dalë nga shtëpia, vajza ka përdorur carçafët dhe ka tentuar të dalë nga dritarja por ka rënë nga pesë kate lartësi.
E mitura mësohet se është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Vrau vjehrrin se dhëndërri i rrahu motrën, 14.8 vjet burg autorit.

Postuar në 07 Prill, 2014 11:57

Gjykata e Shkodrës dënoi me 14 vjet e 8 muaj burg shtetasin Ermir Gjergji, I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit penal.
Séance u zhvillua pa praninë e mediave dhe u kryesua nga trupa gjykuese e përbërë prej gjyqtarëve: Arbër Çela, Erjon Bani dhe Aleks Nikolli.
Autori i vrasjes së vjehrrit të motrës, në 23 tetorin e 2013-ës në fshatin Gur i Zi, kërkoi mëshirë nga trupi gjykues pasi ka pranuar vrasjen dhe u shpreh se është penduar për veprën e kryer.

Hetimi për shkarkimet në polici, Burgaj: Firmosa 15 lëvizje, mbaj përgjegjësi.

Postuar në 07 Prill, 2014 11:56

Komisioni hetimor për largimet, lëvizjet dhe emërimet në policinë e shtetit është mbledhur sot duke marrë në pyetje disa prej zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të këtij sektori.
Komisioni i filloi punimet rreth orës 14:00. Në hyrje të seancës ka pasur debate mes kreut të këtij komisoni Arben Ristani dhe deputetitsocialist Taulant Balla lidhur me praninë e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ne mbledhje.

Albpetrol dyfishon prodhimin e naftës, kalon në buxhetin e shtetit mbi një miliardë lekë.

Postuar në 07 Prill, 2014 09:48

Shoqëria Albpetrol sh.a ka zhvilluar këto ditë analizën e punës së tremujorit të parë të vitit 2014, i cili ka rezultuar shumë i suksesshëm. Gjatë kësaj periudhe shoqëria ka përfunduar procesin e ristrukturimit, ka fuqizuar pozitat financiare dhe ka kontribuuar ndjeshëm në buxhetin e shtetit dhe mbi të gjitha ka rritur prodhimin e naftës nga vetë shoqëria.

Fushë Krujë, arrestohet me 21 kallëpe tritoli trafikanti i eksplozivit.

Postuar në 07 Prill, 2014 09:40

Arrestohet nga policia një person i dyshuar për tregtim dhe trafikim lëndësh eksplozive.
Policia ka bërë të ditur sepas një aksioni të zhvilluar në Fushë Krujë, është bërë e mundur të arrestohet duke tregtuar lëndë eksplozive 45 vjeçari Marjan Gjergji nga Rubiku.
Policia njoftoi se të dyshuarit në momentin e arrestimit iu sekuestruan 15 kallëpe tritoli, dhe 7 dinamiti.
Sipas burimeve zyrtare të policisë Marjan Gjergji, pjesë e një grupi trafikantësh të lëndëve eksplozive.

Dhunohet busti i Ahmet Zogut në Tiranë.

Postuar në 07 Prill, 2014 09:39

Autorë ende të paidentifikuar kanë tentuar gjatë orëve të natës të rrëzojne bustin e Ahmet Zogut, i cili është vendosur rreth dy vjet më parë nga Qeveria Berisha në bulevardin e kryeqytetit.

Ditën e sotme, është konstatuar se disa kavo çeliku jane lidhur perreth shtatores, duke qendruar aty deri ne oret e mesdites,nderkohe qe ky gjest eshte konsideruar si nje akt provokativ per shkak se veprimet dyshohet se jane kryer duke gdhire date shtatë prill, e njohur ne histori si data e fillimit te pushtimit italian te Shqiperise.

Nëna e Ilia Karelit tregon telefonatën e fundit: Më tha “nënë, nuk do flasim për disa kohë”.

Postuar në 07 Prill, 2014 06:03

Nëna e Ilia Karelit, ka treguar bisedën e fundit telefonike që ka pasur me djalin e sja nga burgu grek një ditë para se ai të gjendej pa jetë në qelinë e tij në Greqi.
Sipas nënës së emigrantit shqiptar të masakruar në Greqi, biseda e fundit ka qenë në datën 25 mars 2014, pasi kishte vrarë gardianin grek.
“Më mori në telefon dhe më tha, O nënë, si je, cfarë po bën”, tregon nëna e moshuar e Ilia Karelit.
Ajo tregon se djali kishte parandjerë se dicka do të ndodhte dhe e ka paralajmëruar se nuk do të flisnin më për disa ditë.

Rama në Vlorë: Do realizojmë ndryshimin për të cilin morëm votën më 23 Qershor.

Postuar në 07 Prill, 2014 05:38

“Do të realizojmë ndryshimin që njerëzit kërkuan në 23 qershor që padyshim nuk është ndryshimi i një ngjyre me një tjetër por ndryshimi i vendit, ndryshimi i modelit qeverisës, i marrëdhënieve mes individit dhe shtetit ,dhe cilësisë së jetës”. Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij prezantuese të Prefektes së re të Vlorës Etjona Hoxha.

Në vlerësimin e tij, kemi të bëjmë me një proces që pa pikë dyshimi është shumë i vështirë  dhe që do të ketë hatërmbetje apo gabime por ne duhet të kem aftësinë të vetëkorigjojmë gjithçka që gjatë rrugës nuk shkon siç duhet.

Operacioni “Ura e Vjetër” në Kurbin, sekuestrohen 35 kg kanabis.

Postuar në 07 Prill, 2014 05:37

Finalizohet me sukses operacioni “Ura e Vjeter”, ku nga sherbimet e Drejtorise se Policise Qarkut Lezhe, Seksioni i Luftes Kundra Narkotikeve, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Gjok Kalthi, vjec 32, banues në Bushkash, Mat; Gjon Kalthi, vjec 26, banues në Bushkash, Mat; Agustin Marku, vjec 34, banues në Rubik, Mirditë dhe Tonin Doda, vjec 37, banues në Kulme, Mirditë (i denuar më parë në Greqi për shperndarje të lendëve narkotike).

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara