Nëna e Ilia Karelit tregon telefonatën e fundit: Më tha “nënë, nuk do flasim për disa kohë”.

Postuar në 07 Prill, 2014 06:03

Nëna e Ilia Karelit, ka treguar bisedën e fundit telefonike që ka pasur me djalin e sja nga burgu grek një ditë para se ai të gjendej pa jetë në qelinë e tij në Greqi.
Sipas nënës së emigrantit shqiptar të masakruar në Greqi, biseda e fundit ka qenë në datën 25 mars 2014, pasi kishte vrarë gardianin grek.
“Më mori në telefon dhe më tha, O nënë, si je, cfarë po bën”, tregon nëna e moshuar e Ilia Karelit.
Ajo tregon se djali kishte parandjerë se dicka do të ndodhte dhe e ka paralajmëruar se nuk do të flisnin më për disa ditë.
“Këtu po bëhen ca rregullime, do prishen kabllat, mbase vonohem dhe nuk të marr ca ditë, mos u bëj merak”, i ka thënë Ilia Kareli nënës së tij.
Televizioni grek Alfa publikoi dje ne mbremje disa foto tronditëse nga qelia ku shqiptari u torturua për vdekje.
Edhe nga fotot dallohen shenja dhe njolla gjaku në mure, në çarçaf dhe dyshek.
Televizioni grek citon se gardianët e rrahen duke e ofenduar, mallkuar dhe e pështyre mbi të dënuarin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.