Arkiv-Lajme të përditësuara
Korcë, 17-vjecarja me të dashurin, vjedh banesën e babait.
Një vajzë 17-vjeçare nuk është menduar dy herë për dëmin që mund ti shkaktojë babait të saj, por bashkë me të dashurin 21 vjeç ka vjedhur në shtëpinë e babait aq para sa ka mundur të gjejë për momentin.
Ngjarja është shënuar në qytetin e Korçës, ku shtetasja N.G 17 vjeç dhe i dashuri i saj B.J 21 vjeç kanë vjedhur në shtëpinë e shtetasit A.G babai i 17 vjeçares një shumë prej 1500 000 lekësh.
Denoncimi për humbjen e parave është bërë nga babai i 17 vjeçares dhe pas hetimit ka rezultuar se ka qenë vetë vajza që në kohë të ndryshme ka vjedhur prindërit e saj.
Aksidentoi për vdekje 56 vjeçarin në Elbasan, ndalohet maqedonasi.
Arrest në flagrancë ndaj nje shtetasi maqedonas Risto Dimovski, vjec 58, banues në lagjen Gjuro Gjakovikji nr.19 Strumice Maqedoni. Ne aksin rrugor Elbasan – Metalurgjitek Kryqëzimi Luleve, ky shtetas duke drejtuar mjetin Man Kamion me targë SR 153 CD dhe rimorkio me targë SR 989 CA, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin Zamir Bejtja, vjec 56, banues në lagjen “Sul Paprri” Elbasan.
Arrestohet në Gramsh 25 vjeçari me 1440 fishekë automatiku.
Nga ana e shërbimeve të Komisariatit te Policisë Gramsh arrestohet në flagrancë shtetasi Vesel Hoxha, vjeç 25, banues në lagjen Sporti Gramsh. Arrestimi i tij u be pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, ketij shtetasi iu gjetën e iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy kaseta me fishekë luftarak (1440 fishekë ) fisheke automatiku. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan per veprime te metejshme per vepren penale “Mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe te municionit”.
Rama ndan çertifikatat e legalizimit në Durrës: Kthyem në realitet premtimin tonë.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka ndarë çertifikatat e pronësisë për legalizimet në qytetin e Durrësit, në një aktivitet që u zhvillua sot paradite.
”Ne po mbajmë fjalën tonë, po kthejmë në realitet zotimin tonë për legalizim falas”, tha të dielën Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë një takimi me banorët e kënetës në Durrës ku u shpërndan edhe disa dokumenta për legalizimin e disa banesave në zonën e Kënetës
Itali, gjendet i vrarë me plumb në kokë 23-vjeçari shqiptar.
Ekzekutohet me armë zjarri një shqiptar në Itali. Mediat e vendit fqinj raportojnë seshtetasi, Qamil Hyraj, 23 vjec u vra me një plumb pistolete në Porto Cesareo, në Torre Lapillo, pranë bregdetit të Jonit. Policia ka thënë se shtetasi shqiptar është qëlluar me armë zjarri dhe ka gjetur vdekjen nga një plumb në kokë.
Ka qenë pronari i fermës që ka pohuar se shqiptari kishte dalë në mëngjes në punë duke kullotur delet ndërsa trupi i pa jetë është zbuluar nga punëdhënësi në momentin që shkoi ti çonte ushqimin e drekës.
Shkodër, shtatë persona arrestohen me 30 kilogramë drogë.
Policia e Shkodrës, ka vënë në pranga shtatë persona të dyshuar si furnitorë lëndësh narkotike.
Burime nga policia kanë thënë se të arrestuarve u janë sekuestruar 30 kg lëndë narkotike, që ishin duke e transportuar me një furgon.
Bashkë me lëndën narkotike është sekuestruar edhe furgoni që bënte transportimin e mallit.
Tiranë, përfshihen në flakë dy apartamente në rrugën “Siri Kodra”.
Dy apartamente janë përfshirë në flakë rreth orës 13:40 të ditës së sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “SiriKodra”. Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen ndërkohë që forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të lokalizuar dhe shuar flakët.
Fillimisht zjarri ka rënë në katin e katër të një pallati më pas është përhapur edhe në katin e pestë të tij. Nga hetimet paraprake dyshohet që shkak të ketë qenë rrjedhja e gazit megjithatë përfundimisht shkaku do të përcaktohet nga ekspertët pas shuarjes së flakëve.
Superoperacion nё Vlorё, kapen rreth 2 ton drogё.
Njё sasi e konsiderueshme lёnde narkotike ёshtё zbuluar nga forcat e Policisё sё Qarkut tё Vlorёs nё bashkёpunim me njёsinё Delta Force. Nga tё dhёnat epara mёsohet se nё zonёn e hidrovorit ёshtё kapur rreth 2 ton drogё. Policia ende nuk ka dhёnё detaje zyrtare pёr operacionin por mёsohet paraprakisht se ёshtё arrestuar njё person dhe shpallur nё kёrkim pesё tё tjerё.
Superoperacion nё Vlorё, kapen rreth 2 ton drogё.
Njё sasi e konsiderueshme lёnde narkotike ёshtё zbuluar nga forcat e Policisё sё Qarkut tё Vlorёs nё bashkёpunim me njёsinёDelta Force. Nga tё dhёnat e para mёsohet se nё zonёn e hidrovorit ёshtё kapur rreth 2 ton drogё. Policia ende nuk ka dhёnё detaje zyrtare pёr operacionin por mёsohet paraprakisht se ёshtё arrestuar njё person dhe shpallur nё kёrkim pesё tё tjerё.
Tiranë, përfshihen në flakë dy apartamente në rrugën “Siri Kodra”.
Dy apartamente janë përfshirë në flakë rreth orës 13:40 të ditës së sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Siri Kodra”. Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen ndërkohë që forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të lokalizuar dhe shuar flakët.
Fillimisht zjarri ka rënë në katin e katër të një pallati më pas është përhapur edhe në katin e pestë të tij. Nga hetimet paraprake dyshohet që shkak të ketë qenë rrjedhja e gazit megjithatë përfundimisht shkaku do të përcaktohet nga ekspertët pas shuarjes së flakëve.