Arkiv-Lajme të përditësuara
Meta u përgjigjet pyetjeve të fëmijëve të komunitetit rom.
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta ka marrë pjesë në aktivitetin “Fëmijët bisedojnë me politikanët” që Kuvendi i Shqipërisë ka organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Rome. Ky aktivitet, që u mbajt në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, u zhvillua në bashkëpunim me Qendrën për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA, Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare – YWCA, Observatorin për të Drejtat e Fëmijëve, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit si edhe me mbështetjen e UNICEF.
SHBA, 2-vjeçari vret motrën, kujtoi se arma ishte lodër.
Një 2 vjeçar ka qëlluar me arme motrën e tij 11-vjeçare. Krimi u krye me një armë që kujtonte se ishte lodër.
Ngjarja ndodhi në Filadelfia të SHBA-ve.
Jamara Stevens ishte dëmtuar keq nga plumbi i një arme që ishte sjellë në banesë nga i dashuri i mamasë së tyre.
Grabitja në Vlorë, tre autorët lidhën në banesë biznesmenin me të shoqen.
Familja e një tregtari karburantesh në Vlorë u terrorizua nga tre persona që hynë për ta grabitur mbrëmjen e të hënës.
Policia dhe dëshmitaret kanë thënë se autorët e maskuar dhe të armatosur, u futën në shtëpinë e A. Sinanaj në lagjen 15 Tetori, mbi spitalin e këtij qyteti.
Bëhet e ditur se autorët i kërcënuan tregtarin dhe gruan e tij nën presionin e armëve dhe i lidhën, ndërsa për 20 minuta bastisën gjithë banesën.
Ende nuk dihet shuma e parave të marra në këtë familje, por në ikje autorët kanë qëlluar me armë në ajër mesa duket për të përhapur panik.
Elbasan, përplaset me dyqanin, përmbyset maunja.
Një maune doli nga rruga dhe u përmbys sot në qytetin e Elbasanit.
Ngjarja mesohet se ka ndodhur në aksin Peqin-Elbasan, pranë Bradasheshit.
Policia ka thene se shoferi i maunes të ngarkuar me skrap fillimisht ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një dyqan, më pas është përmbysur.
Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar në njerëz. Burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.
Kamëz, arrestohet me pistoletë brenda shkollës 16-vjeçari.
Një adoleshent është arrestuar nga policia e Tiranës mesditën e të hënës, pasi është kapur me armë në ambientete e shkollës ne zonen e Kamzes.
Ngjarja ka ndodhur në Gjimnazin “Ibrahim Rrugova”, në Kamëz, ku 16-vjeçari me inicialet D.K, lindur në Kukës dhe banues në Kamëz, është gjetur me armë zjarri.
Zbulimin e ka bërë mësuesja e cila gjatë një kontrolli të ushtrur ka gjetur dhe pistoletën e fshehur në brezë nga 16-të vjeçari.
Uniformat blu me të marrë njoftimin kanë bërë shoqërimin e minorenit në komisariat dhe konfiskimin e armës së zjarrit tip “TT”pistoletë
Taksite 8+1: Një jave afat qeverisë, ndryshe rinisim protestat.
Taksitë 8+1 paralajmërojnë protesta, nëse qeveria nuk merr masa për kërkesat e tyre.
Ekskursioni, Tiranë, gjendet trupi i 18-vjecarit, i mbytur prej 10 ditësh në Erzen.
Gjendet në shtratin e lumit të Erzenit dhjetë ditë pas mbytjes, trupi i Erjon Alizotit, 18 vjecarit që ra në lumë gjatë një ekskursioni në zonën e Shpellës së Zezë në periferinë e largët të Tiranes.
Mëngjesin e sotëm, polumbarët e forcave speciale të policisë RENEA, kanë gjetur trupin e pa jetë të të riut pas mbajtjes në monitorim të lumit nga shpella e Pëllumbasit deri në hyrje të Tiranës.
Grabitet me armë banesa e biznesmenit te spitali i Vlorës.
Banesa e një biznesmeni është grabitur me armë në Vlorë mbrëmjen e të hënës.
Policia informoi se ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes pranë spitalit rajonal të qytetit.
Grabitja është kryer nga disa persona të paidentifikuar të kanë qëlluar me armë dhe më pas janë larguar drejt lumit të Vlorës.
Sipas të dhënave nga policia e Vlorës dhe nga dëshmitarët, dyshohet se autoret e krimit kanë qënë pesë persona.
Pronari i banesës, H.Sinani, sipas policisë është një biznesmen me aktivitet në tregtim kafeje dhe nafte.
Tiranë, goditet baza e prostitucionit, policia sekuestron hotelin.
Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e të hënës ngapolicia e Tiranës me akuzën e shfrytëzimit dhe ushtrimit të prostitucionit.
Policia ka thënë se ka sekuestruar hotelin ku ushtrohej aktiviteti në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet.
Personat e arrestuar mësohet se janë shtetasi Përparim Xhelili 53 vjeç, Mimoza Dalti 43 vjeçe dhe 23-vjeçarja Romina Rusta.
Policia ka dyshime se 23-vjeçarja shfrytëzohej për ushtrim prostitucioni nga dy të arrestuarit e tjerë të cilët i krijonin ambientin e nevojshëm për takimet me klientët
Sherr mes të rinjve, vritet 18-vjeçari në Malësi të Madhe.
Vritet një 18 vjeçar në një konflikt mes disa të rinjsh në Malësinë e Madhe.
Policia ka thënë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bajzë të Komunës Kastrat të Rrethit Malësi e Madhe.
Njoftohet se 18 vjeçari Kristjan Kaçaj ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, ndërsa i plagosur dhe jashtë rrezikut për jetën është kushëriri, Mirash Kaçaj, 24 vjeç.
Policia ka thënë se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është Marjan Lepuri, i cili pasi ka debatuar me dy të rinjtë.
Ai ka goditur viktimën me thikën të cilën e mbante me vete.