Arkiv-Lajme të përditësuara
LSI, Vasili: Greqia te dergoje para drejtesise vrasesit e Ilia Karelit.
Lëvizja Socialiste për Integrim permes deputetit Petrit Vasili, ka kërkuar përfundimin e hetimeve mbi vdekjen e të burgosurit shqiptar Ilia Kareli qe u masakrua nga gardianet në burgun e Nigritas në Greqi.
Vasili ne cilesine e kreut te grupit parlamentar te LSI, theksoi se rëndësia që i kanë dhënë mediat fqinje kësaj ngjarje të rëndë ka bërë që të dekurajohen ekstremizmat që janë shfaqur këto kohë.
Sot, 29 vjet nga vdekja e diktatorit Enver Hoxha.
Sot (e premte) bëhen 29 vjet që nga vdekja e udhëheqësit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha. Ai u lind me 16 tetor të vitit 1908, dhe prej vitit 1944 e deri në vdekjen e tij, ka qenë udhëheqësi i Shqipërisë.
Enver Hoxha ishte kryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë dhe komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura nga viti 1944 deri në vdekjen e tij. Ai shërbeu si kryeministër i Shqipërisë, 1944-1954 dhe në kohë të ndryshme ka shërbyer si ministër i jashtëm dhe si ministër i mbrojtjes.
Basha apel Ramës: Hiq dorë nga marrja peng e buxhetit të Tiranës.
Kryetari i PD, njëherësh dhe kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha i ka bërë apel kryeministrit Rama që të mos mbajë të bllokuar buxhetin e Bashkisë së Tiranës.
Gjatë përurimit të rikonstruksionit të kopshtit Nr. 35 në kryeqytet , kryebashkiaku Basha akuzoi qeverinë se po mban peng buxhetin e qytetarëve të Tiranës.
Kakavijë, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar për trafik kokaine.
Një 33-vjeçar shqiptar, i shumëkërkuar për trafik heroine është arrestuar sot në Kakavijë.
Policia greke bën me dije se ka mundur të arrestojë 33-vjeçarin shqiptar, në kufi, teksa tentonte të hynte në territorin shqiptar, përmes Greqisë.
Sipas të njëjtave burime, 33-vjeçari ishte arratisur nga burgu i Pizza-s dhe ishte shpallur në kërkim në Itali.
Librazhd, falsifikuan dokumente pronësie, 4 zyrtarë në pranga.
Pesë persona, nga te cilet 4 janë zyrtarë u ndaluan sot nga policia në Librazhd pasi akuzohen për falsifikim të dokumentave të pronësisë.
Mesohet se janë arrestuar shtetasit Sali Terziu, specialist regjistrimi pranëZyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Librazhd, Fatmir Kaca, specialist i kadastrës në Komunën Orenj, Xhemal Bozhiqi, topograf në Komunën Hotolisht, Baki Bragjeci, kryeplak i fshatit Zdrajsh të Librazhdit dhe shtetasi Naim Kaca.
Të arrestuarit akuzohen se kanë regjistruar një pronë në kundërshtim me ligjin.
Zvicër, lind fëmijën në qeli, lirohet e burgosura nga Kosova.
Edhe pse nuk përjashtohet motivi që gruaja mund të ketë pasur për vetëvrasje, gjykata konstaton se nuk ka rrezik për arratisje ose përsëritje të veprës.
Nëna e re kosovare e cila ditë më parë ka lindur foshnjën e saj deri sa mbahej në burgun për hetime, është liruar nga burgu. Gjykata e Qarkut e Cyrihut ka marrë një vendim sot që ajo të lirohet. Sipas qëndrimit të gjykatës, nuk ka ndonjë arsye të mbajtjes së mëtejme të saj në burg.
Kosovë, zbulohet fabrika e falsifikimit të rrobave firmato.
“Në këtë punëtori janë gjetur materialet e nevojshme të cilat kanë shërbyer për falsifikimin e produkteve.
Në mesin e shumë produkteve janë gjetur edhe logo të brendeve të ndryshme si, ‘Adidas’, ‘Nike’, ‘Tom Teilor’ të falsifikuara dhe të cilat përdoreshim për vendosje në veshmbathje pa etiketa ashtu që të mashtrojnë konsumatorët”,thuhet në komunikatë.
INUK prish ndërtime pa leje në Tiranë.
INUK kreu sot një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë.
Sipas INUK, sot konkretisht u prishën dy ndërtesa një katëshe në Rrugën “Sami Frasheri”, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, në zonën e Njesisë Bashkiake nr. 10.
Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar pas konstatimit, verifikimit të dokumentacionit e rezultimit të paligjshme vendosi prishjen e tyre.
Ja si u kapën 4 minat me telekomandë në Shkodër.
Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme tëPolicisë, pas një pune hetimore prej 2 muajsh, kanë finalizuar me sukses një operacion kundër trafikimit të bombave me telekomandë.
Gjatë këtij operacioni policiasekuestroi në cilësinë e provave materiale, 4 copëmina me telekomandë, 6 copë kapsolla elektrike, aksesorë ndihmës për vënien në funksionim të minave me telekomandë, 4 armë zjarri pistoletë, rreth 30 fishekë pistoletë, 50 fishekë automatiku dhe një silenciator.
Ja si u kapën 4 minat me telekomandë në Shkodër.
Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme tëPolicisë, pas një pune hetimore prej 2 muajsh, kanë finalizuar me sukses një operacion kundër trafikimit të bombave me telekomandë.
Gjatë këtij operacioni policiasekuestroi në cilësinë e provave materiale, 4 copëmina me telekomandë, 6 copë kapsolla elektrike, aksesorë ndihmës për vënien në funksionim të minave me telekomandë, 4 armë zjarri pistoletë, rreth 30 fishekë pistoletë, 50 fishekë automatiku dhe një silenciator.