Arkiv-Lajme të përditësuara

Rama: Berisha shpërblente policët që vrisnin, ne i pezulluam ata që gabuan.

Postuar në 13 Prill, 2014 15:05

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar gjatë protestës së mbajtur të shtunën në Tiranë kundër vrasjes së Ilia Karelit në Greqi.
Në një postim në twitter, Rama vë theksin tek ndryshimi që ka ndodhur në vend.
“Rilindja per qytetarin? Dje vrisnin njerez dhe shperbleheshin me rroga shtese si heronj, sot gabojne dhe pezullohen si te padeshirueshem!”, shkruan Rama.

Tiranë, dhuna gjatë protestës për vrasjen e Karelit, pezullohen 4 oficerë policie.

Postuar në 13 Prill, 2014 12:17

Katër punonjës policie janë pezulluar nga detyra pas akteve të dhunës së ushtruar dje nga policia e shtetit dhe ajo e Tiranës ndaj qytetarëve që protestuan për vrasjen e Ilia Karelit, pranë ambasadës greke.
Burimet zyrtare kanë thënë se Drejtoria e Policisё sё Qarkut Tiranё zhvilloi analizё tё plotё pёr tubimin e zhvilluar dje, si dhe tё veprimeve tё kryera nga strukturat policore.
Nga analiza rezultoi se veprime tё disa punonjёsve tё policisё kanё qenё jo korrekte dhe nё shkelje tё procedurave standarde tё veprimit pёr menaxhimin e tubimeve.

Shqiptari dhe holandezi arrestohen me 20 kg heroinë të pastër.

Postuar në 13 Prill, 2014 08:27

Një shtetas shqiptar dhe një holandez ranë në pranga teksa po transportonin 20 kilogramë kokainë. Arrestimi eshte kryer nga nga Guardia di Financa e Vareses.
Droga me vlerë mbi 1 milionë euro po vinte nga Holanda dhe do të sillej në Varese për tu shitur.
Operacioni i policisë u krye  mbrëmjen e së djeshme dhe dy të arrestuarit, shqiptari 29-vjeçar dhe shoqëruesi i tij 60-vjeçari që ishte dhe korrieri i drogës janë kapur në momentin kur ishin duke udhëtuar me një furgon ku ndodhej edhe lënda narkotike.

Zhduket në Itali homoseksuali shqiptar, dyshime për të afërmit e tij.

Postuar në 13 Prill, 2014 08:19

Komisariati i policisë së qytetit të Pavias ka shpallur në kërkim 25 vjeçarin shqiptar Denis Loci. Studenti Loci u largua nga studioja e vet në Sheshin Vitoria për të pirë një kafe dhe më pas nuk ëhstë kthyer më. I dashuri i tij, një shtetas italian dha alarmin në polici.

I dashuri i Denisit bashkëjetonte me të, që prej pesë muajsh. Denisi ishte martuar në muajin qershor të 2013, por ishte njohur me homoseksualin italian vetëm gjashtë muaj më parë. Pasi filloi të bashkëjetonte me të dashurin italian, Denisi filloi procedurat e divorcit me të shoqen.

Aksioni “Fundjava”, kapen në Durrës 5 shpërndarës me 200 doza heroine.

Postuar në 13 Prill, 2014 04:05

Policia e Durrësit deklaroi se ka goditur një grup shpërndarësish droge duke vënë në pranga 5 të rinj te dyshuar per implikim ne keteveprimtari kriminale.
Në kuadër të operacionit “Weekend 2” u arrestuan Nevruz Lico, Haxhi Ruçi, Ajgi Hysaj, Tigër Kërtoçi dhe Olsi Hajrullahu.
Të arrestuarve iu sekuestruan 200 doza drogë të llojit heroinë, 300 doza kanabis, një granatë dore dhe fishekë.
Policia dyshon se të arrestuarit kanë hedhur drogë brenda rrethimit të burgut në 6 raste.

Mediat: Presidentja Jahjaga rrezikon të shkelë Kushtetutën.

Postuar në 13 Prill, 2014 03:45

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, duke e ndjekur shembullin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, po rrezikon ta shkelë edhe vetë aktin më të lart juridik të shtetit.

Nëse nuk e ndryshon draftin e letrës të cilin do t’ia dërgojë baroneshës Catherine Ashton, atëherë edhe ajo do ta bjerë ndesh me aktin më të lart juridik të shtetit, duke konfirmuar vazhdimësinë e punës së tre gjyqtarëve ndërkombëtarë, të cilëve u skadon mandati më 31 gusht të këtij viti.

Arrestohet në Zvicër autori i vrasjes së shqiptarit në Itali.

Postuar në 13 Prill, 2014 03:40

Bie në pranga në Itali vrasësi i shqiptarit Nimet Zyberi. I dyshuari është arrestuar sot nga Policia e Italisë.
Policia ka thënë se i dyshuari është shtetasi Paulin Nikaj, 35 vjeç, i cili u identifikua vetëm pak ditë pas ngjarjes së rëndë, si vrasësi i 26-vjeçarit Zyberi, dhe u shpall në kërkim nga autoritetet italiane. Nimet Zyberi u vra më 17 mars para syve të familjes së tij në Rimini të Italisë,
Arrestimi i 35-vjeçarit u bë në Zvicër, në kantonin e Bernit, pasi ishte larguar nga Italia për t’i shpëtuar drejtësisë.

Dhuna gjatë protestës në Tiranë, policia: Qytetarët kundërshtuan, s`u bindën.

Postuar në 13 Prill, 2014 03:34

Policia e shtetit reagoi sot në lidhje me aktet e dhunës që shoqëruan protestën e mbajtur në Tiranë për vrasjen e Ilia Karelit.
Burimet zyrtare thanë se nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, u morën masa për garantimin erendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të një tubimi, për të cilin nuk ishte marre leje pranë Policisë.

Kukës, plagoset nga shpërthimi roja e repartit ushtarak.

Postuar në 13 Prill, 2014 03:33

Një person është plagosur mëngjesin e sotëm në Kukës, si pasojë e një shpërthimi në një repart ushtarak.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se shpërthimi ka ndodhur në një nga godinat e repartit dhe për pasojë është plagosur shtetasi Kastriot Shaho 33 vjeç, i cili punonte si roje në repartin ushtarak. Ai është dërguar menjëherë në spital, prej ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e shpërthimit, ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

Prokuroria e Fierit ngre akuzë ndaj gardianëve grekë që vranë Ilia Karelin.

Postuar në 12 Prill, 2014 10:55

Prokuroria e Fierit, nis hetimet për gardianët greke, që dhunuan per vdekje të dënuarin shqiptar Ilia Kareli, për veprën penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”.Kjo vepër, parashikohet në nenin 79/e të Kodit Penal, dhe parasheh një dënim prej jo më pak se 20 vjet apo edhe burgim të përjetshëm.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara