Arrestohet në Zvicër autori i vrasjes së shqiptarit në Itali.

Bie në pranga në Itali vrasësi i shqiptarit Nimet Zyberi. I dyshuari është arrestuar sot nga Policia e Italisë.
Policia ka thënë se i dyshuari është shtetasi Paulin Nikaj, 35 vjeç, i cili u identifikua vetëm pak ditë pas ngjarjes së rëndë, si vrasësi i 26-vjeçarit Zyberi, dhe u shpall në kërkim nga autoritetet italiane. Nimet Zyberi u vra më 17 mars para syve të familjes së tij në Rimini të Italisë,
Arrestimi i 35-vjeçarit u bë në Zvicër, në kantonin e Bernit, pasi ishte larguar nga Italia për t’i shpëtuar drejtësisë.
Vrasja e Nimet Zyberit ndodhi në provincën Missano, në Rimini të Italisë, ku Paulin Nikaj i gjuajti shtatë herë me pistoletë Zyberit në sy të gruas dhe fëmijëve të tij, duke e lënë të vdekur në vend.
Pas dëshmisë së bashkëshortes së Zyberit, policia arriti të identifikonte vrasësin dhe sot bëri të mundur edhe arrestimin e tij.
Policia ende nuk e ka marrë në pyetje të arrestuarin, ndërkohë që dyshohet se Nikaj dhe i ndjeri Zyberi kanë pasur disa konflikte në të shkuarën. Vetë viktima ka qenë person pa precedentë penalë, por ai është ndaluar disa herë për posedim të drogave të lehta.
Add new comment