Zhduket në Itali homoseksuali shqiptar, dyshime për të afërmit e tij.

Postuar në 13 Prill, 2014 08:19

Komisariati i policisë së qytetit të Pavias ka shpallur në kërkim 25 vjeçarin shqiptar Denis Loci. Studenti Loci u largua nga studioja e vet në Sheshin Vitoria për të pirë një kafe dhe më pas nuk ëhstë kthyer më. I dashuri i tij, një shtetas italian dha alarmin në polici.

I dashuri i Denisit bashkëjetonte me të, që prej pesë muajsh. Denisi ishte martuar në muajin qershor të 2013, por ishte njohur me homoseksualin italian vetëm gjashtë muaj më parë. Pasi filloi të bashkëjetonte me të dashurin italian, Denisi filloi procedurat e divorcit me të shoqen.

I dashuri italian në denoncimin në polici dhe në intervistat e dhëna për mediat e vendit fqinjë, si psh gazetën “La Provincia”, ngul këmbë që familjarët e Denisit në Shqipëri e kanë kërcënuar me vdekje Denisin dhe atë vetë. Ata i kanë kërkuar Denisit të ndahet me partnerin italian dhe të kthehet tek e shoqja.

Partneri italian i homoseksualit shqiptar tregon peripecitë dhe vështirësitë e jetesës me Denisin. Ai rrëfen se njëherë i kanë rrahur tetë persona. Në të njëjtën kohë ai tregon për fyerjet dhe kërcënimet e shpeshta me telefon, që i vinin nga të afërmit e Denisit, që ndodhen në Shqipëri.

Sipas bashkëjetuesit të Denisit ai nuk kishte para me vete, kur doli nga shtëpia për kafe, madje kishte humbur edhe pasaportën shqptare pak kohë më parë. Rrjedhimisht Denisi nuk e ka braktisur të dashurin për t’u kthyrer në Shqipëri, por ka shumë mundësi ta kenë vrarë apo rrëmbyer njerëz të afërm të tij, me qëllim që ta ndajnë nga i dashuri italian.

Nën nxitjen e të dashurit të Denisit policia italiane po vazhdon kërkimet për të gjetur arsyet e zhdukjes së 25 vjeçarit shqiptar dhe nëse ai është bërë objekt i ndonjë rrëmbimi apo sulmi vdekjeprurës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.